Refuzohet garancia 50 mijë euro, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi gjyqtari i vetëm në çështjen për tentim pengimi të drejtësisë vendosi t’ia zgjasë masën edhe për dy muaj, duke e lënë në fuqi të paktën deri në tetor 2026.
Vendimi u mor pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për lirim me kusht, e cila kishte propozuar një shumë prej 50 mijë eurosh dhe një paketë me 14 masa kufizuese për të garantuar respektimin e kushteve të vendosura nga gjykata.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se garancia financiare, e ofruar nga vëllai i Thaçit dhe dy miq të tij, përbën një faktor që ul rrezikun e arratisjes.
Për këtë arsye, gjyqtari vlerësoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka provuar në mënyrë bindëse se ekziston një rrezik real që ish-presidenti i Kosovës të largohet.
Megjithatë, gjykata arriti në përfundimin se ende ekziston rreziku që Thaçi të ndikojë në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara ose të përfshihet në veprime që lidhen me akuzat për të cilat po hetohet. Sipas gjyqtarit, këto rrethana e bëjnë të domosdoshëm vazhdimin e paraburgimit.
Lexo edhe
KOSOVA
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Në Kosovë zbulohen varre masive, retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve ’90

Biserko: Në Kosovë ka ende varreza masive të pazbuluara, Serbia nuk është përballur me përgjegjësinë

Kurti: Ka vullnet e gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Kurti thotë se ka “vullnet e gatishmëri” për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Nga inskenimi te qëllimi i krimit, zbardhet vendimi i arsyetuar për vrasjen e Liridona Ademajt

REL: Kosova drejt marrëveshjes, por pa garanci për formimin e institucioneve

Unioni i Gazetarëve: Mediat publike shqiptare të akreditojnë reporterët në Luginën e Preshevës





