Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Shqipëria dhe Serbia janë në diskutime për hapjen e dy zyrave konsullore: një zyrë shqiptare në Bujanoc, në Luginën e Preshevës, dhe një zyrë serbe në Shkodër. Lajmi është shoqëruar me reagime të shumta kundërshtuese në Shqipëri, jo vetëm nga opozita.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha për mediat serbe se është arritur një marrëveshje në parim pas bisedimeve me homologun shqiptar, Ferit Hoxha. Ndërkohë, ministri shqiptar sqaroi se procesi është ende në fazën e shprehjes së kërkesës nga të dyja palët.
Reagimi i parë kundër një konsullate të Serbisë në Shkodër erdhi nga deputetja e pavarur, e sapolarguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, e cila përfaqëson Shkodrën në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo argumentoi se hapja e një konsullate serbe në Shkodër ngre pikëpyetje për motivet e saj, duke iu referuar faktit se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në qarkun e Shkodrës janë vetëm 54 persona të vetëdeklaruar si serbë.
Ajo shprehet se para se të ndërmarrë hapa të tillë, Serbia ka ende çështje të rëndësishme të pazgjidhura me Kosovën, sidomos në dritën e deklaratës së fundit të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në krye të shtetit më 1998 do ta “spastronte etnikisht” Kosovën.
”Do kishte qenë e udhës që edhe autoritetet shqiptare të kishin mbajtur një qëndrim më të fortë”, thotë deputetja Koçeku.
Ministri i jashtëm Ferit Hoxha shpjegon në reagimin e tij se vendimi bazohet në reciprocitet.
“Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet”, thotë Hoxha.
Sipas tij, synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës – term për tri komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku jetojnë shqiptarë.
Me habi e sheh këtë lajm edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, një ndër figurat e rëndësishme në Partinë Socialiste, i cili ka drejtuar qeverinë gjatë luftës në Kosovë më 1998-99.
Ai thotë se “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”.
“Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës. Krahasimi është më shumë se një ironi…! Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë. Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën. Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes. Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard. Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër”, argumenton Majko.
Ministri Hoxha thotë se është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve e anashkalojnë atë që përtë është thelbësore: interesin e Shqipërisë dhe përfitimin që sjell krijimi i një pranie konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës.
Ai thekson se debati nuk duhet të zhvendoset te hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër. Politika jonë e jashtme, thotë ministri Hoxha, nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili drejtoi diplomacinë shqiptare nga viti 2013 deri në janar 2019, reagoi në rrjetet sociale duke shprehur shpresën që lajmi të mos jetë i vërtetë.
“Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë dhe vendos padrejtësisht shenjë barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”, shkruan Bushati.
Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte një hap i gabuar në një kohë kur Serbia mban retorikë të ashpër ndaj Kosovës dhe vijon politika asimiluese ndaj pakicës malazeze në Shqipëri.
Regjistrimi i fundit në Serbi tregoi se atje jetojnë 61.687 shqiptarë. Ndërsa të dhënat nga censusi i fundit në Shqipëri tregojnë se rreth 584 persona janë vetëdeklaruar serbë nga të cilët vetëm 54 jetojnë në gjithë qarkun e Shkodrës.
Referuar këtyre të dhënave kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Evropiane, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se shifrat nuk tregojnë reciprocitet.
“Qeveria shqiptare nuk ka bërë publik ndonjë vlerësim që të dokumentojë një nevojë konkrete për shërbime të reja konsullore serbe në Shkodër. Përkundrazi, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të ngrenë shqetësime për pasivizimin e adresave, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucionet shtetërore dhe përdorimin e gjuhës shqipe”, thotë Tabaku.
Pasivizimi i adresave nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar. Ky veprim rezulton me humbjen e shtetësisë serbe dhe, rrjedhimisht, të drejtave civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të përfituar sigurim shëndetësor e pension, si dhe për t’u punësuar.
Çështja është ngritur vazhdimisht nga shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe nga Qeveria e Kosovës, e cila e ka cilësuar praktikën si diskriminuese. Një padi për këtë çështje më herët gjatë vitit u dërgua edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Tabaku kërkon që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë të bëjë publik vendimin, bazën ligjore, llojin e konsullatës, kandidaturën për konsull dhe interesin konkret shtetëror që justifikon hapjen e saj në Shkodër.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, e cilësoi vendimin si një tjetër afrim të Qeverisë shqiptare me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ngriti pyetje mbi momentin e zgjedhur dhe vendndodhjen e konsullatës, duke argumentuar se Beogradi vazhdon të mbajë qëndrime problematike ndaj Kosovës.
“Pse në kryeqendrën e veriut, në djepin e patriotizmit, kulturës dhe rezistencës historike shqiptare përballë ekspansionizmit nacionalist sllav?”, pyet Spahia.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, kërkoi dorëheqjen e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas saj, hapja e një konsullate justifikohet vetëm kur ekziston një komunitet i konsiderueshëm që ka nevojë për shërbime konsullore ose kur marrëdhëniet dypalëshe kërkojnë një prani shtesë diplomatike.
“Asnjë nga këto kushte nuk ekziston në Shkodër”, shprehet Vokshi.
Kundërshtimet e opozitës lidhen edhe me një debat më të gjerë mbi politikën e Qeverisë të udhëhequr nga Edi Rama ndaj Serbisë. Opozita ka kritikuar nismën “Ballkani i Hapur”, duke argumentuar se ajo i jepte Serbisë një rol të privilegjuar në rajon dhe rrezikonte të anashkalonte çështjet politike, veçanërisht Kosovën. Kritika të ngjashme janë ngritur edhe ndaj një letre të përbashkët Rama–Vuçiq drejtuar Bashkimit Evropian, me argumentin se Shqipëria po afrohej me Beogradin pa marrë garanci konkrete për interesat shqiptare në rajon. REL
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar votëbesimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...
Bashkimi Evropian bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhën...
Sondazhi i ri i NDI-së tregon se 38 për qind e qytetarëve besojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar, ndërsa dëshir...
Një aksident i rëndë është shënuar sot në autostradën Ibrahim Rugova në aksin Qafë Duhël në drejtim ...
Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka dok...
Bashkimi Evropian bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënie...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjet&e...
Pesë persona, përfshirë dy zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pa...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të bulmetit. Fabrikat kanë investuar në teknologji, fermerët kan&e...