KOSOVA

Seanca e 9 shtatorit, PDK dhe LDK konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 18:46
Seanca e 9 shtatorit, PDK dhe LDK konfirmojnë pjesëmarrjen në

Dy partitë opozitare thonë se do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, duke kërkuar përfundimin e procesit të konstituimit dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për 9 shtator.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë, tha se PDK-ja konsideron të domosdoshëm konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.

Hamza e ndërlidhi këtë datë me pritjet për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ne jemi të bindur që në këtë kohë, Kosova ka nevojë që të ketë Kuvend të konstituuar. Ne presim që të festojmë në Kosovë, presim që ata të kthehen”, deklaroi Hamza.

Ai u bëri thirrje deputetëve që gjatë seancës së 9 shtatorit të shmangin, siç u shpreh, “lojërat politike” dhe të mundësojnë përfundimin e konstituimit të Kuvendit. Sipas Hamzës, PDK-ja ka kërkuar vazhdimisht respektimin e rendit kushtetues dhe institucional, ndërsa ka pretenduar se gjatë procesit të deritanishëm të konstituimit ka pasur shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Punës së Kuvendit dhe vendimeve gjyqësore.

“PDK do të jetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vazhdimisht kemi kërkuar, kemi konstatuar me të drejtë, e kemi faktuar që ka shkelje të Kushtetutës, të Rregullores së Punës së Kuvendit, ka shkelje të vendimit të Gjykatës Supreme”, tha ai. Hamza shtoi se partia e tij prej rreth një muaji ka insistuar në konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.

Kreu i PDK-së njoftoi gjithashtu se partia e tij do t’i bashkohet “Marshit për Liri”, të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, më 12 shtator. Sipas tij, 12 dhe 16 shtatori janë data të rëndësishme për PDK-në, ndërsa theksoi se pjesëmarrja në marsh nuk duhet të kufizohet nga përkatësitë politike. “Lufta e UÇK-së, e popullit të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, luftë e imponuar, luftë për liri dhe pavarësi”, deklaroi Hamza.Pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive e ka konfirmuar edhe Grupi Parlamentar i LDK-së. Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së grupit parlamentar, tha se deputetët e kësaj partie kanë vendosur të jenë të pranishëm në seancë dhe të kontribuojnë në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. “Vendosëm që të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë Kosovës institucione”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo deklaroi se vendi ka nevojë për institucione funksionale sa më shpejt, ndërsa theksoi se LDK-ja vazhdon të kërkojë përfundimin e procesit të konstituimit dhe kthimin e institucioneve në funksion të plotë.

Lushaku-Sadriu mohoi se në mbledhjen e Grupit Parlamentar është diskutuar për zgjedhjen e presidentit të Kosovës apo për ndonjë ndryshim të qëndrimit të LDK-së rreth kësaj çështjeje.

“Çështja e presidentit absolutisht nuk është diskutuar sepse nuk është temë. Temë është seanca dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ajo.

Me konfirmimin e pjesëmarrjes nga PDK-ja dhe LDK-ja, vëmendja tashmë është përqendruar te vazhdimi i seancës më 9 shtator dhe nëse deputetët do të arrijnë ta përmbyllin procesin e konstituimit të Kuvendit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?