Serbia distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

Serbia ka vazhduar të mos harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, duke refuzuar edhe këtë herë t’u bashkohet masave kufizuese të Brukselit kundër Bjellorusisë.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, njoftoi se nëntë vende joanëtare kanë vendosur të mbështesin paketën e sanksioneve të miratuar nga BE-ja në fund të korrikut.
Sipas njoftimit, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Moldavia, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Ukraina janë përafruar me vendimin e Brukselit për vendosjen e masave kufizuese ndaj Bjellorusisë.
Kallas e përshëndeti këtë vendim, duke theksuar se këto shtete kanë harmonizuar politikat e tyre kombëtare me vendimin e Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, Serbia mbeti jashtë kësaj nisme, duke vazhduar praktikën e saj të mosmbështetjes së sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë.
Ky qëndrim vjen në një kohë kur Brukseli vazhdon të kërkojë nga vendet kandidate për anëtarësim që ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së, ndërsa Serbia vazhdon të ndjekë një qasje të pavarur në raport me çështjet që lidhen me sanksionet ndërkombëtare.
Lexo edhe
KOSOVA
KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

Regjistrohen raste të reja me fruth në Kosovë, shkon në 137 numri i të prekurve

Nën akuzë për sulm sek*ual, burg për 44-vjeçarin. E mitura kërkoi ndihmë te pika e karburantit

BE i jep dritën jeshile urës së Ibrit/ Osmani: Hap historik drejt bashkimit të Mitrovicës

Ngërçi politik në Kosovë/ Pas PDK-së dhe AAK-së, edhe LDK-ja refuzon ftesën e Albulena Haxhiut për zgjedhjen e Presidentit

"Kurti po mban peng shtetin"/ PDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

Në pranga pas 3 vitesh, arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan





