Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, nj&e...
Ka ndërruar jetë avokati Saimir Vishaj. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Euronews Enlargement Summit, foli për rrug&eum...
Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës, ndërsa, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hysen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndërmerr veprime ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nga frika se m...
Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin nëpër universitetet e...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Embro Sulejmanin, i akuzuar se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fun...
Grabitja e bankës së nivelit të dytë të hënën te Komuna e Parisit, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetë...
Hong Kongu ka përjetuar tetorin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, në një kohë kur fenomeni klimatik &ld...
Blerim Skoro, babai 55-vjeçar i tre fëmijëve me origjinë nga Kosova, i cili u arrestua nga ICE-ja më 3 gusht, thotë “Kurrë nuk mendova se do të më tradhtonin kështu”.
Administrata e presidentit Donald Trump po kërkon dëbimin e Blerim Skoros, baba i tre fëmijëve me origjinë nga Kosova, i cili thotë se ka punuar në mënyrë të fshehtë për inteligjencën amerikane dhe është infiltruar në Al-Kaeda pas 11 Shtatorit, raportoi të mërkurën CBS News.
Agjencia amerikane për Imigracionin dhe Doganat (ICE) arrestoi 55-vjeçarin më 3 gusht jashtë një zyre emigracioni në Nju Xhersi, ku kishte shkuar për të rinovuar dokumentacionin.
Avokatët e tij i kanë kërkuar një gjykate federale të ndalojë dëbimin, duke argumentuar se Skoros i ishte premtuar leje qëndrimi pas viteve të punës si “agjent i CIA-s”.
Skoro, i cili tashmë punon si shofer taksie në Staten Island dhe ka një bashkëshorte dhe fëmijë me shtetësi amerikane, mori mbrojtje nga dëbimi në vitin 2022 për shkak të rrezikut që mund të përballej në Kosovë.
Avokatët e tij thonë se bashkëpunimi i tij ndihmoi autoritetet në arrestimin e anëtarëve të Al-Kaedës, Al-Shabaabit dhe Hezbollahut.
“Kurrë nuk mendova se do të më tradhtonin kështu”, tha ai për CBS News nga Qendra e Paraburgimit Elizabeth. “Ju lutem, nëse vdes, dua të vdes në këtë vend, që fëmijët e mi të mund të më varrosin këtu”, është shprehur Skoro.
Sipas të dhënave të FBI-së, Skoro filloi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane pasi u burgos për trafikim heroine në vitin 2000.
Nga viti 2002 deri në vitin 2006, gjatë vuajtjes së dënimit në Pensilvani, Skoro u ofroi autoriteteve informacione për persona të dyshuar si militantë.
Dokumentet e FBI-së e identifikonin atë si informator në një hetim që përfshinte Osama bin Ladenin dhe e përshkruanin një pjesë të informacionit të tij si “të zbatueshëm” dhe “të besueshëm”.
Pas dëbimit në Kosovë në vitin 2007, Skoro tha se CIA e udhëzoi të infiltrohej në Al-Kaeda.
Ai pretendoi se ka vepruar në mënyrë të fshehtë nga viti 2007 deri në vitin 2009, duke udhëtuar në disa vende dhe duke vizituar një kamp të ISIS-it në Siri.
Avokati i tij, Joshua Dratel, tha se Skoro që atëherë ka bërë një “jetë plotësisht të ligjshme dhe produktive me familjen e tij”, pas asaj që e cilësoi si një “përvojë rrëqethëse” të kryer në shërbim të Shteteve të Bashkuara.
Skoro tha se identiteti i tij i rremë u zbulua përfundimisht dhe se i mbijetoi një atentati, përpara se të kthehej në ShBA në vitin 2014. Çështja e tij e emigracionit ka vazhduar prej vitesh.
Në vitin 2022, një gjykatës federal ndaloi dëbimin e tij drejt Kosovës në bazë të Konventës Kundër Torturës, duke cituar rrezikun e torturimit ose vrasjes, megjithëse vendimi nuk i dha atij leje të përhershme qëndrimi.
Avokatët e tij argumentuan se ICE-ja e ka shkelur këtë mbrojtje duke tentuar ta dëbonte pa marrë më parë lejen e gjykatës.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh, municioni dhe pajisjesh ushtarake gjatë operacioneve të zhvilluara në disa lo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që...
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet V.H. dhe A.K., të dyshuar për veprën penale &ldqu...
Profili i presidentit të ardhshëm të Kosovës ishte subjekti i diskutimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të...
Një rast serioz i dyshuar për përdhunim po hetohet nga autoritetet policore në Mykonos , pas një ankese nga një turiste 18-vje&cce...
Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të trafikut që ndodhi mbrëmë në Smrekonicë. ...
Në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, ekipet e Institutit të Mjekësisë L...
Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpronësime, dhënie me qi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon të devijojë rrjedhën e lumit Ibër në përgjigje të lë...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NAT...