Të shtëna me armë në Mat, gjendet e djegur një makinë në Urakë
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Matit, ku bëhet me dije se ndaj një automjeti ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Matit, ku bëhet me dije se ndaj një automjeti ...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”.
Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake perëndimore nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtje për të parandaluar një luftë në shkallën që e kanë përjetuar brezat e mëparshëm.
“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe, shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha tani është për veprim”, tha Rutte.
“Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka kthyer luftën në Evropë. Ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.
Sipas Ruttes, Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.
Për pothuajse katër vjet, Rusia po vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Tensionet janë rritur që kur ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kremlini ka përmendur zgjerimin e mundshëm të NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës, e cila, sipas Ruttes dhe burimeve të tjera të inteligjencës perëndimore, ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar fuqitë evropiane më 2 dhjetor se nëse nisin një “luftë” me Rusinë, Moska është gati që të luftojë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ambasadorët në Moskë më 11 dhjetor deklaroi se Kremilini nuk ka plane për të kryer sulme ushtarake ndaj asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose NATO-s, duke shtuar se është “gati të vendosë në letër garancitë përkatëse” për ta pohuar këtë “në mënyrë kolektive dhe të ndërsjellë”.
Muajin e kaluar, avionë luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër për të gjurmuar inkursionet në hapësirën ajrore të Rumanisë nga dronë, teksa Rusia vazhdonte të sulmonte caqe në Ukrainën fqinje.
Shkeljet e hapësirës ajrore të Rumanisë dhe Polonisë nga dronë rusë, së bashku me inkursione nga avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, e detyruan NATO-n të niste iniciativën “Roja Lindore” me qëllim që të forcohet mbrojtja ajrore e 32-anëtarëve të aleancës./REL
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë lidhur me vdekjen e alpinistes 33-vjeçare Kerstin Gunter, e cila humbi jetë...
Amalia Tomara, mbesa e pronarit të kampingut në Finikounda, i cili u vra në fillim të tetorit ka dhënë një deklarat&eu...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Britania duhet të zbulojë se çfarë bëri n...
Letra që Princeshë Diana i drejtoi ‘fallxhores’ së saj, ku i shkruante se sa e vlerësonte, është zbuluar pas 30 vitesh...
Momente tensioni janë regjistruar në Poloni, ku një politikan shihet duke u përpjekur t'ia mbyllë mikrofonin një gazetareje...
Që nga viti 1801, udhëheqësit amerikanë janë mbledhur në Uashington, DC, për të marrë pjesë në inaugurimi...
Kryeministri bullgar Rossen Zhelyazkov njoftoi sot se qeveria e tij do të japë dorëheqjen. Në 10 dhjetor dhjetëra mijëra bullga...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me që...
34 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi ushtria e Mianmarit goditi me sulme ajrore një spital në një zonë të k...
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë i ka kërkuar kompanisë Google të fshehë bazat ushtarake në Street View, e cila ka ofruar imazhe...