Shkarkohet nga Policia e Kosovës kunati i Thaçit: Më ndëshkuan për postimet në Facebook

Eprori i Policisë së Kosovës, Arben Visoqi, i njohur edhe si kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është larguar nga detyra pas 26 vitesh punë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Visoqi shkruan se largimi i tij erdhi në përfundim të një procedure disiplinore, ku postimet e tij private në Facebook janë konsideruar si shkelje e rëndë disiplinore.
Visoqi pretendon se procedura ndaj tij nisi pas një ankese anonime që, sipas tij, lidhej me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e lidh çështjen edhe me raportet sinjalizuese që thotë se kishte bërë për disa zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Ne kete rast, drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, ne vend qe te zbatoj ligjshmerine per hetim te raporteve sinjalizuese dhe mbrojtje te sinjalizuesve, i pa zot qe te mirret me çeshtje te ndieshme dhe keqperdorime sistematike dhe masive nga ana e ketyre organeve, gjen menyren me te lehte: kunderigjshmerine, qyqarllekun dhe dorezimin para krimit.
Ne pabesi, por edhe i shtyer edhe nga politika, kete rast Vetvendosja, e cila kishte shkuar aq larg sa te falsifikoj elemente Facebook-u qe do te mirreshin per baze si te mireqena me vone ne proceduren disiplinore ndaj meje, zgjedh te mirret me denoncuesin e krimit, nje punonjesi luftetar te krimit dhe ketyre krimineleve (te dyshuar) brenda Policise. Ndaj, nje kurreshtar do te pyeste pse Vetvendosje? Sepse, burime nga Vetvendosje me kane çu fjale dhe paralajmeruar per planin qe po pergaditej nga zyra e tyre kunder meje dhe familjes”, shkruan ai.
Lexo edhe
KOSOVA
Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit, Vuçiç: Javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh për t’u marrë me këtë çështje

Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

LDK tërhiqet nga marrëveshja me Albin Kurtin dhe zhyt edhe më keq në krizë Kosovën

E trishtë!/ Gjendet pa shenja jete ish-drejtori i Alsat TV, Lirim Hajredini në RMV, dyshimet e para për ngjarjen

I dyshuar për spiunazh, arrestohet një person në Merdarë

Ngërçi me Kuvendin e Kosovës/ PDK-ja dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive

Të shtëna me armë në një dasmë shqiptare, ndërhyjnë forcat e policisë

Arrestohet mërgimtari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt





