KOSOVA

“Është bërë djallëzi”/ Goxhaj tregon marrëveshjen që iu vu para Thaçit: Hashimi nuk pa fare çfarë firmosi

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 21:40
“Është bërë djallëzi”/ Goxhaj tregon

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga verdikti i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, koloneli Dilaver Goxhaj ka sjellë në vëmendje nënshkrimin e marrëveshjes pas luftës në Kosovë dhe proceset që pasuan pas saj. Ai tregon se është bërë djallëzi me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, e cila parashikoi çarmatosjen e UÇK-së, ndryshe nga ajo që ishte kërkuar nga shtabi i përgjithshëm, që UÇK-ja të kthehet njësoj si garda amerikane. Sipas kolonelit, Thaçi nuk pa se çfarë firmosi dhe marrëveshja u nënshkrua pa përfshirë këtë pikë.

“Kur mbaroi lufta në Kosovë u bë marrëveshja midis NATOS-s dhe shtabit të përgjithshëm. Mua më lanë të mbaja protokollin në bisedime se çdo të bëhet me UÇK-në. Akoma nuk na kishin thënë që neve kemi firmosur në Rambuje që të çarmatoset UÇK-ja. Dhe në një moment gjenerali i NATO-s, që u bë komandant KFOR-it, kur këta tanët e kundërshtonin çarmatosjen, ai nxori telefonin dhe në telefon kishte marrëveshjen dhe tha; për mua tha kjo është Bibël, keni firmosur vetë që UÇK-ja të çarmatoset. Neve na kapi në befasi, se s'na kishin thënë që kishin firmosur të çarmatosur UÇK-ja pse domethënë pranuan që UÇK-ja s'duhet të ishte me ushtri, domethënë Kosova s'duhet të kishte pavarësi dhe kërkuan në pushim tanët dolëm në korridor dhe unë i them Hashimit, zoti Hashim, meqënëse kjo gjë është bërë, e keni pranuar tani të kërkojmë që UÇK-ja të kthehet njësoj si garda amerikane.

Si është garda amerikane? Është ushtri me shërbim të detyrueshëm trevjeçar. Në qoftë se ne bëhemi si garda, ne do kemi ushtri. Duke patur ushtri morën pavarësinë. U futëm brenda edhe filloi e tha Hashimi këtë. Ai Xheksoni tha do më falni pak dhe doli në korridor dhe foli në telefon. U vonua nja 10-12 minuta, u kthye dhe tha; po të shkruhet në marrëveshje UÇK-ja të kthehet njësoj si garda amerikane. Mrekulli u mbyll. Ata i hipën helikopterit dhe shkuan në Prishtinë. Të nesërmen unë isha në telefon, sepse faksin që kishim me telefonin e mbaja unë akoma sepse mbaja bashkëveprim me NATO-n, ndërlidhjen. Po kur më marrin nw telefon dhe më thonë hapni faksin. Po vinte marrëveshja, fletë pas flete, anglisht dhe duke marrë fletat njëra pas tjetrës shikoja a do ishte kjo pika apo jo, se kjo ishte kryesorja.

Shikoj nuk ishte. Hashimi thotë; shkruaj nuk e pranojmë nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe pas një ore na vjen përgjigjja; të na falni ka gabuar ushtari dhe atëherë na thanë nesër do vijë helikopteri të marrë Hashimin dhe ta nënshkruajë marrëveshjen. Dhe këta e kanë nënshkruar marrëveshjen pa këtë piikë. Këtë e shpjegon gazetari amerikan që lidhi Hashimin me Bill Klinton dhe ai tha firmosë dhe Hashimi nuk pa fare se çfarë firmosi. Kur u kthye erdhi me marrëvveshje shqip dhe anglisht pa këtë pikë. Këtu është bërë me djallëzi”, tha Goxhaj në Off the Record.

Goxhaj solli në vëmendje edhe propozimin e diplomates amerikane Madeleine Albright, e cila në marrëveshjen e Rambujesë shtoi një pikë që 3 vjet pas luftës të bëhet referendum në Kosovë, ku populli të vendosë vetë nëse do me Shqipërinë, do më vetë apo me Serbinë. Pikë që sipas tij nuk u zbatua nga asnjë pushtetar në Kosovë, por që nuk u kërkua as nga politika shqiptare.

“Neve me të drejtë i përulemi Amerikës në mënyrë të veçantë Bill Clintonit, presidentit, por de facto ne duhet t'i përulemi Madeleine Albright se ajo në konferencën e Rambujesë pasi mbaroi, u bë marrëveshja edhe ajo tha të shtohet një pikë me vete; tre vjet pasi të mbarojë lufta, të bëhet referendumi në popullin e Kosovës të vetëvendosë populli çfarë do të bëjë, do me Serbinë, do me vete apo do me Shqipërinë. Dhe kjo pikë është edhe në rezultat 12 44 të OKB-së dhe këta burra që janë tani atje u arrestuan në vitin 2019. Ç'bën nga 1999 deri në 2019?

Pse nuk e zbatuan këtë pikë të rezolutës në organizatën e  Kombeve të Bashkuara? 27 vjet edhe s'e kërkon asnjë politikan as në Shqipëri’, as në Kosovë. Pra kjo është tradhti”. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?