Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...
Sondazhi i ri i NDI-së tregon se 38 për qind e qytetarëve besojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar, ndërsa dëshira për emigrim është rritur nga 16 në 28 për qind krahasuar me fundin e vitit 2024. Tendenca është dukshëm më e theksuar te të rinjtë, ku gati gjysma e grupmoshës 18–24 vjeç deklarojnë se do të largoheshin nga vendi po ta kishin mundësinë.
Rezultatet janë përcaktuar në bazë të gjinisë, rajonit dhe moshës, në përputhje me të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024.
Sipas gjetjeve kryesore, qytetarët e Kosovës janë bërë më pesimistë për drejtimin e vendit, ndërsa është rritur ndjeshëm përqindja e atyre që do të largoheshin përgjithmonë po ta kishin mundësinë. Kostoja e jetesës, çmimet e energjisë dhe papunësia paraqiten si shqetësimet kryesore, derisa sigurimi shëndetësor renditet në krye të prioriteteve konkrete të qytetarëve.
Sipas rezultateve, 38 për qind e të anketuarve mendojnë se gjërat në Kosovë po shkojnë në drejtim të gabuar. Vetëm 31 për qind vlerësojnë se vendi është në drejtimin e duhur, ndërsa 27 për qind nuk e shohin situatën as pozitivisht dhe as negativisht.
Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur vetëm 24 për qind mendonin se Kosova po shkonte në drejtim të gabuar, kjo kategori është rritur për 14 pikë përqindjeje. Në të njëjtën periudhë, vlerësimi se vendi po ecën në drejtimin e duhur ka rënë nga 38 në 31 për qind.
Rreth 62 për qind e qytetarëve thonë se do të qëndronin në Kosovë, ndërsa 28 për qind do të zgjidhnin të shpërnguleshin përgjithmonë në një shtet tjetër. Tetë për qind nuk janë të sigurt.
Dëshira për t’u larguar është rritur ndjeshëm krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur këtë mundësi e zgjidhnin 16 për qind e qytetarëve. Në anën tjetër, përqindja e atyre që do të qëndronin ka rënë nga 67 në 62 për qind.
Tendenca është më e theksuar te të rinjtë. Rreth 44 për qind e grupmoshës 18–24 vjeç deklarojnë se do të largoheshin nga Kosova, krahasuar me 37.1 për qind të grupmoshës 25–34 vjeç dhe 31.5 për qind të atyre nga 35 deri në 44 vjeç.
Çmimet e mallrave konsiderohen si problemi më i madh për Kosovën gjatë vitit të ardhshëm, të përmendura nga 56.6 për qind e të anketuarve.
Në vendin e dytë janë çmimet dhe furnizimi me energji elektrike me 43.8 për qind, ndërsa papunësia renditet e treta me 40.2 për qind.
Korrupsioni është përmendur nga 18.1 për qind, siguria publike nga 14.7 për qind, dialogu me Serbinë nga 11.2 për qind dhe tensionet ndëretnike nga 7.8 për qind.
Rezultatet tregojnë se shqetësimet ekonomike dhe sociale kanë peshë dukshëm më të madhe sesa temat politike dhe të sigurisë.
Kur janë pyetur se cilat shpenzime janë më të vështira për t’u përballuar nga familjet e tyre, 62.3 për qind kanë përmendur faturat e shërbimeve publike.
Blerja e produkteve ushqimore është problem për 46.9 për qind të familjeve, ndërsa shpenzimet për kujdesin shëndetësor janë përmendur nga 29.8 për qind. Pagesat e kredive dhe borxheve paraqesin vështirësi për 20.8 për qind të të anketuarve.
Sigurimi shëndetësor është çështja më e rëndësishme konkrete për 58.3 për qind të qytetarëve.
Ai pasohet nga shërbimet cilësore në kujdesin parësor shëndetësor me 35.8 për qind dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat me 35 për qind.
Përmirësimi i cilësisë në arsim është prioritet për 25.5 për qind, luftimi i dhunës ndaj grave për 14.2 për qind, pensionet për 12 për qind dhe mungesa e çerdheve për 10.8 për qind.
Pavarësisht pakënaqësive ekonomike dhe politike, 75.3 për qind e qytetarëve deklarojnë se demokracia është gjithmonë më e preferueshme se çdo formë tjetër e qeverisjes.
Megjithatë, 15 për qind mendojnë se në rrethana të caktuara një qeveri autoritare mund të jetë më e preferueshme, ndërsa 5.5 për qind thonë se për njerëzit si ata nuk ka rëndësi nëse regjimi është demokratik apo jodemokratik.
Korrupsioni konsiderohet kërcënimi më i madh për demokracinë nga 41.1 për qind e qytetarëve. Pas tij renditen pabarazia ekonomike me 37 për qind dhe mungesa e llogaridhënies së politikanëve me 33.3 për qind.
Dobësimi i sundimit të ligjit dhe mungesa e besimit në institucione janë përmendur nga nga 26.3 për qind, ndërsa përhapja e informatave të rreme ose mashtruese nga 20.3 për qind.
Duke bashkuar vlerësimet “mirë” dhe “shkëlqyeshëm”, Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon nivelin më të lartë të besimit, me rreth 95 për qind. Policia e Kosovës arrin afërsisht 93 për qind, ndërsa KFOR-i rreth 91 për qind.
Institucionet fetare vlerësohen pozitivisht nga rreth 87 për qind, Gjykata Kushtetuese nga 76 për qind dhe pushteti lokal nga rreth 73 për qind.
Në fund të renditjes gjenden partitë politike, me vetëm rreth 40 për qind vlerësime “mirë” ose “shkëlqyeshëm”. Qeveria dhe ekzekutivi arrijnë rreth 53 për qind, ndërsa Kuvendi i Kosovës rreth 52 për qind.
Në një shkallë nga një deri në pesë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vlerësimin mesatar 4.70, duke u renditur të parat. NATO-ja pason me 4.68, Gjermania me 4.51 dhe Mbretëria e Bashkuar me 4.41.
Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë marrë vlerësim të njëjtë prej 4.29. Në fund të listës janë Kina me 1.35 dhe Rusia me 1.14.
Rreth 86 për qind pajtohen se SHBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës, ndërsa 75 për qind e thonë të njëjtën për Bashkimin Evropian. Gjithashtu, 66 për qind besojnë se Kosova nuk mund t’ia dalë pa mbështetjen amerikane, ndërsa 68 për qind vlerësojnë se vendi nuk mund t’ia dalë pa mbështetjen e BE-së.
Për 64.9 për qind të qytetarëve, prania e më shumë grave mes kandidatëve kryesorë të një partie politike përbën faktor pozitiv në vendimin e tyre për votim.
Ky qëndrim është më i përhapur te gratë, me 73.3 për qind, por mbështetet edhe nga shumica e burrave, me 56.6 për qind. Vetëm 3.4 për qind në nivel të përgjithshëm e konsiderojnë përfaqësimin më të madh të grave si faktor negativ./Monitor
Një aksident i rëndë është shënuar sot në autostradën Ibrahim Rugova në aksin Qafë Duhël në drejtim ...
Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka dok...
Bashkimi Evropian bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënie...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjet&e...
Pesë persona, përfshirë dy zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pa...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të bulmetit. Fabrikat kanë investuar në teknologji, fermerët kan&e...
Personi që shihet në foto është 19-vjeçari Dion Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë, i cili ka humbur jetën pas një a...
Aleksandër Vuçiç ka pasur një mesazh për ushtrinë serbe. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjes&e...
Pasditen e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Kosovës Shaban Hajdarit, një ceremoni ...