KOSOVA

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, emrat që pritet të propozohen për kryetare dhe nënkryetare

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 10:05

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, emrat

Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.

Seanca është thirrur për në orën 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.

Vazhdimi i seancës vjen pas një bllokade politike dhe tejkalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, shkruan KosovaPress. Afati prej 30 ditësh kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte mbajtur një ditë më vonë. Prej atëherë, Kuvendi nuk është mbledhur për ta përfunduar procesin e konstituimit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, më 4 shtator njoftoi se vazhdimin do ta thërriste për sot, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit.

Megjithatë, Dehari kishte pranuar se ende nuk ka qartësi të plotë nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për përfundimin e procesit.

Ai kishte kërkuar që marrëveshja ndërmjet dy partive të shoqërohej me përgjegjësi konkrete dhe gatishmëri të deputetëve për përmbushjen e obligimeve kushtetuese, duke theksuar se vendi nuk ka nevojë për një zvarritje tjetër të procesit.

VV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president. Megjithatë, marrëveshja është kundërshtuar nga gjashtw deputetë të LDK-së, çka ka ngritur pikëpyetje nëse ekzistojnë votat e mjaftueshme për realizimin e saj.

Pavarësisht kritikave për tejkalimin e afatit kushtetues, PDK-ja dhe LDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme.

Ndryshe nga këto dy parti, Aleanca ka vendosur të mos marrë pjesë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës të martën, kryetari i saj, Ardian Gjini, deklaroi se vendimi për mospjesëmarrje ka marrë mbështetjen e shumicës dërrmuese të deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë.

Sipas Gjinit, pjesëmarrja në seancë do të nënkuptonte legjitimim të asaj që Aleanca e konsideron shkelje të Kushtetutës.

Ai ka thënë se Kuvendi mund të konstituohet edhe sot, por ka paralajmëruar se, nëse procesi zhvillohet pa respektuar procedurat kushtetuese, çështja mund të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

Për konstituimin e Kuvendit duhet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. Kryetari propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe për zgjedhjen e tij nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.

Tre nënkryetarë propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy pozitat e tjera u takojnë komuniteteve joshumicë, një komunitetit serb dhe një komuniteteve të tjera.

Nëse deputetët arrijnë t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët, do të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe do t’i hapet rrugë hapave të tjerë për funksionalizimin e institucioneve të reja./KosovaPress/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?