Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
KOSOVA

Specialja zbardh rrugën e Apelit, 30 ditë për hapin e parë

P
Piranjat18 September 2026, 22:57 · 3 min lexim
Specialja zbardh rrugën e Apelit, 30 ditë për hapin e parë

Me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja ligjore nuk përfundon.

Tash, radha është e shkallës së dytë. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka paralajmëruar apelimin e vendimit të shkallës së parë, sapo t’u dorëzohet aktgjykimi i plotë me shkrim.

Avokatët kanë deklaruar se në vendim shohin, siç kanë thënë, mangësi dhe baza që mund të kundërshtohen në shkallën e dytë.

Kryembrojtësi i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i cili gjatë gjithë procesit ka qenë ndër zërat më të drejtpërdrejtë të mbrojtjes, ka ngritur vazhdimisht pretendime për probleme me drejtësinë procedurale dhe njëanshmërinë e trupit gjykues.

“Mbrojtja do ta paraqesë zyrtarisht njoftimin për Apel, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”.

Të njëjtën rrugë kanë paralajmëruar se do ta ndjekin edhe ekipet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Avokatët e tyre, pas shpalljes së aktgjykimit, e kanë kundërshtuar vendimin dhe kanë paralajmëruar se do ta çojnë çështjen në shkallën e dytë.

Por, çfarë ndodh pas njoftimit për apel?

Për RTK-në, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë sqaruar hapat dhe afatet që kanë palët. Sipas Gjykatës, mbrojtja dhe Prokuroria kanë 30 ditë nga marrja e aktgjykimit me shkrim për të paraqitur njoftimin për apel. Në këtë njoftim duhet të përcaktohen edhe bazat mbi të cilat kundërshtohet aktgjykimi. Nëse paraqitet apel, Presidenti i Dhomave të Specializuara cakton një trup gjykues prej tre gjyqtarësh për shqyrtimin e çështjes.

Por, njoftimi për apel është vetëm hapi i parë. Pala që ka paraqitur apelin ka më pas 60 ditë për të dorëzuar parashtresën e plotë, ku duhet të paraqiten argumentet në mbështetje të apelit. Pala kundërshtare ka 30 ditë për t’u përgjigjur. Ndërsa pala që ka paraqitur apelin ka edhe 15 ditë për t’iu përgjigjur kundërshtimit.

Në rast se apelohet vetëm dënimi, këto afate janë më të shkurtra. Pas përfundimit të parashtresave, Trupi Gjykues i Apelit mund të caktojë edhe një seancë dëgjimore, nëse e konsideron të nevojshme.

Gjatë kësaj procedure mund të paraqiten edhe parashtresa të tjera me shkrim, përfshirë kërkesa për pranimin e provave të reja.

Kur përfundojnë parashtresat, gjyqtarët hyjnë në deliberim – pra, në shqyrtimin dhe diskutimin e brendshëm të çështjes përpara marrjes së vendimit.

Sipas Dhomave të Specializuara, aktgjykimi i Apelit shpallet brenda 60 ditësh nga dorëzimi i parashtresës së fundit, përveç rasteve kur rrethanat kërkojnë zgjatjen e këtij afati.

Në fund, Trupi Gjykues i Apelit mund ta vërtetojë, ta rrëzojë ose ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.