EMRI/ Të shtëna me armë në dasmë, policia nis hetimet ndaj këngëtarit shqiptar

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, është përfshirë në një rast që po hetohet nga autoritetet, pas dyshimeve për përdorim të armës së zjarrit gjatë një dasme në komunën e Klinës.
Policia e Kosovës ka siguruar një video, e cila është pranuar më 5 gusht dhe në të cilën shihet një person duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Pas analizimit të pamjeve, hetuesit kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit.
Bazuar në të njëjtin raportim, dyshohet se gjatë performancës muzikore Labinot Rexha ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë katër herë në ajër.
Hetuesit kanë kontaktuar këngëtarin, i cili ka bërë të ditur se do të paraqitet në Polici për t'u intervistuar. Ndërkohë, organizatori i dasmës ka deklaruar se arma nuk ishte në pronësi të këngëtarit, por i përkiste një mysafiri.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë për veprat penale që lidhen me mbajtjen ose posedimin e paautorizuar të armës, si dhe përdorimin e armës.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të ndërmarrin hapat e mëtejshëm pas përfundimit të intervistimeve.
Labinot Rexha, si çdo person tjetër i përfshirë në procedurë penale, gëzon prezumimin e pafajësisë derisa të merret një vendim i formës së prerë nga gjykata.
Lexo edhe
KOSOVA
Aksidenti në Gjermani, kush janë tre anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën

S’ka tym të bardhë! Kurti pas takimit me Abdixhikun: Presidenti duhet të jetë konsensual

PDK refuzon takimin me Albin Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, humbin jetën në aksident tre anëtarët e familjes!

Posti i presidenti mban pezull konstituimin e Kuvendit të Kosovës





