Të shtëna me armë në një dasmë shqiptare, ndërhyjnë forcat e policisë

Të shtëna me armë janë raportuar në mesnatë në një dasmë që po mbahej në restorantin “M-Event”, në fshatin Polac të Skenderajt, ku intervenimi i Policisë ka rezultuar me arrestimin e një personi, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 00:30 se në ambientet e restorantit ishin dëgjuar të shtëna.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Agim Behrami rreth 45-vjeçar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, pas kontaktit me pronarin e restorantit dhe përgjegjësin e dasmës, kanë siguruar informacion se gjatë ahengut një person kishte shtënë me a*më me gaz.
Policia ka identifikuar të dyshuarin, ndërsa atij i është sekuestruar një pistoletë me gaz Zoraki 917-T, me një karikator. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe katër gëzhoja.
Behrami është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Lexo edhe
KOSOVA
Arrestohet mërgimtari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Kurti u dërgon ftesa të reja për takim Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit

Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

NATO ndryshon pozicionimin e KFOR-it në Kosovë

FOTOLAJM/ 'Kurti n'burg', emigranti proteston brenda sallës së Kuvendit, qytetari ia heq pankartën nga duart





