Thellohet bashkëpunimi mes doganave të Shqipërisë dhe RMV, nis zbatimi i protokollit të ri të kontrollove të përbashkëta kufitare

MAQEDONI E VERIUT- Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypalësh përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare. Ky dokument synon rritjen e efikasitetit të kontrolleve doganore, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e menaxhimit të kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe objektivat e integrimit rajonal.
Delegacionet e të dy administratave, të kryesuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja dhe Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan dhe diskutuan mbi zbatimin praktik të Marrëveshjes dhe përfundimin e Protokollit. Drejtori i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy administratave është një shembull konkret i partneritetit që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe biznesin.
“Bashkëpunimi mes administratave tona doganore dëshmon se rezultatet arrihen kur ekziston vullneti për të punuar së bashku. Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve,” u shpreh z. Beja.
Nga ana e tij, Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke theksuar se Protokolli do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.
Përfaqësuesit e OSBE-së përshëndetën nismën si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe sigurisë rajonale. Ata vlerësuan se Protokolli përfaqëson kulmin e një bashkëpunimi të suksesshëm shumëvjeçar në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, duke zgjeruar modelet ekzistuese të bashkëpunimit edhe në operacionet doganore.
Protokolli i ri pasqyron angazhimin e përbashkët të Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional, forcimin e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të rajonit.
Lexo edhe
KOSOVA
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krimet kundër shqiptarëve në Istog

Gjykata Speciale shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së, në Kosovë paralajmërohet protestë

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

Gjykata Speciale shtyn sërish vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Do të shpallet më 16 shtator

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen nga vetë Vuçiçi

Grup i strukturuar kriminal, kontrabandë nafte dhe transaksione fiktive, arrestohen nëntë persona në Kosovë

Cenuan rendin dhe sigurinë e Kosovës, Gjykata e Prishtinës dënon me dëbime dhe ndalim hyrjeje 36 serbë!





