Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati...
KOSOVA

Tronditet Prishtina/ Vinçi këputet papritmas dhe zë poshtë dy persona, 20-vjeçari vdes në vendngjarje

P
Piranjat28 July 2026, 17:47 · 2 min lexim
Tronditet Prishtina/ Vinçi këputet papritmas dhe zë poshtë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjetër thuhet se ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se një vinç është shembur në një vendpunishte, duke rënë nga një lartësi e madhe e duke shkaktuar kështu ngecjen e dy të rinjve nën rrënoja.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshja është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.  

Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për të mbajtur në jetë të rinjtë, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Fatkeqësisht thuhet se ai ka dhënë frymën e fundit në vendin e ngjarjes.  Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme e po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit.

Sakaq, personi i dytë që mbeti i lënduar nga ngjarja e ndodhur raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identifikimi i dy të rinjve akoma nuk është bërë i ditur, pritet të dalin detaje të reja në vijim.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit", ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Enis Pllana.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.