Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, humbin jetën në aksident tre anëtarët e familjes!

P
Piranjat 7 August 2026, 10:11 · 2 min lexim
U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, humbin

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë kanë humbur jetën tre anëtarëve të një familjeje me nga Ferizaj, të cilët po ktheheshin drejt Gjermanisë pas qëndrimit në Kosovë. Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu 34 vjeç dhe Laurenti Aliu 16 vjeç.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut. Për arsye që ende të paqarta, automjeti doli nga rruga, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe përfundoi mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë.

Përplasja rezultoi fatale për të tre personat që ndodheshin në automjet, të cilët humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Operacioni i shpëtimit u zhvillua në kushte të vështira, pasi viktimat mbetën të bllokuara brenda automjetit. Ekipet e emergjencës përdorën një vinç për të nxjerrë mjetin nga zona ku kishte rënë.

Aksidenti shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të qarkullimit. Autostrada A3 në drejtim të Nurembergut u mbyll për disa orë, ndërsa u pezullua edhe trafiku hekurudhor në linjën Regensburg–Nuremberg. Si pasojë e dëmtimit të linjës ajrore të energjisë, një tren me rreth 80 pasagjerë mbeti i bllokuar. Pasagjerët u evakuuan dhe u transferuan në një tren tjetër, ndërsa mjeti hekurudhor u tërhoq më pas nga një lokomotivë me naftë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.