Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
KOSOVA

U shkarkua nga Policia e Kosovës pas ankesës së LVV-së, reagon kunati i Hashim Thaçit: Zgjodhën dorëzimin para krimit

P
Piranjat14 August 2026, 07:42 · 5 min lexim
U shkarkua nga Policia e Kosovës pas ankesës së LVV-së,

Arben Visoqi, efektiv i Policisë së Kosovës dhe kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar largimin nga detyra pas 26 vitesh shërbim, si rrjedhojë e një procedure disiplinore ku postimet e tij private në Facebook u cilësuan si shkelje e rëndë.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Visoqi pretendon se procedura ndaj tij nisi pas një ankesë anonime nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se vendimi përfundimtar lidhet me raportet sinjalizuese që ai kishte dorëzuar më parë kundër disa zyrtarëve të lartë të Policisë.

Sipas tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në vend që të hetonte keqpërdorimet e denoncuara dhe të mbronte sinjalizuesit, zgjodhi rrugën e paligjshmërisë dhe dorëzimit para ndikimeve politike. Visoqi akuzon gjithashtu se gjatë procesit disiplinor janë përdorur prova dhe elemente të falsifikuara nga rrjeti social Facebook.

Visoqi ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore dhe në instanca të tjera ligjore, duke shprehur bindjen e tij në të drejtën morale dhe ligjore.

Reagimit i plotë 

"Te nderuar miq,
Pas 26 vitesh pune me perkushtim maksimal dhe dinjitet te larte njerezor dhe ligjor, si punonjes dhe si epror ne Policine e Kosoves, sot mu dha vendimi per largim nga puna.
Vendimi u soll pas nje beteje ligjore disa mujore brenda Policise se Kosoves.
Akuza: do i kem qitur hije te zeze imazhit te Policise se Kosoves me postime private ne Facebook, duke me ngarkuar me shkelje te rende disiplinore-duke ma mveshur sikur ta perdorja facebook ne uniforme apo ne emer të Policise!

Motivi: Rasti disiplinor me eshte inicuar nga Vetevendosje me ankese anonime, ndersa eksponent brenda Policise se Kosoves bartes te 3 organeve kryesore per luftim te dukurive negative dhe disiplines se brendshme, per te njejten çeshtje, kane shfrytezuar rastin qe te me hakmerren pershkak te raporteve sinjalizuese ndaj tyre, duke me hapur edhe nje rast tjeter (per t’u siguruar keshtu qe goditjet e tyre te jene me efekt).

Ne kete rast, drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, ne vend qe te zbatoj ligjshmerine per hetim te raporteve sinjalizuese dhe mbrojtje te sinjalizuesve, i pa zot qe te mirret me çeshtje te ndieshme dhe keqperdorime sistematike dhe masive nga ana e ketyre organeve, gjen menyren me te lehte: kunderigjshmerine, qyqarllekun dhe dorezimin para krimit. Ne pabesi, por edhe i shtyer edhe nga politika, kete rast Vetvendosja, e cila kishte shkuar aq larg sa te falsifikoj elemente Facebook-u qe do te mirreshin per baze si te mireqena me vone ne proceduren disiplinore ndaj meje, zgjedh te mirret me denoncuesin e krimit, nje punonjesi luftetar te krimit dhe ketyre krimineleve (te dyshuar) brenda Policise.

Ndaj, nje kurreshtar do te pyeste pse Vetvendosje?
Sepse, burime nga Vetvendosje me kane çu fjale dhe paralajmeruar per planin qe po pergaditej nga zyra e tyre kunder meje dhe familjes.

Sepse, te njejten dite e degraduan kunderligjshem bashkeshorten time në Poste Telekomin e Kosoves dhe po ate dite me eshte inicuar procedura disiplinore ndaj meje. Dhe, as une e as bashkeshortja ime nuk jemi të vetmit familjar të Hashim Thaqit qe perndjeket politikisht dhe familjarisht nga kjo parti dhe lideri frikacak i saj.
Por, keto jane çeshtje te imeta ne raport me katandisjen e vendit, jo stabilitetin dhe kaosin politik dhe institucional qe po i shkaktohen Republikes se Kosoves dhe çeshtje tjera qe nderlidhen me procesin e gjykimit te luftes se drejt të UÇK-se dhe prijesve te saj ne Hage. Njeherit te kaluares sone te lavdishme, shtetit dhe te ardhmes.

Çka tani?
Tani me mbetet ta mbroj te drejten time ne Gjykate dhe ne instanca tjera, i bindur ne te drejten time ligjore, por…edhe morale.
Perndryshe, asnje te keqe s’kam bere (as ligjore e as morale).
Nese dikush ka dileme, ligji i Policise se Kosoves eshte i qarte:

‘’Punonjesi i Policise se Kosoves gezon te drejta civile dhe politike si çdo qytetar tjeter. Ne kete rast-edhe perdorimin privat te Facebook-ut si e drejt civile.
Prandaj, jam krenar me punen time. Do ta mbaj koken larte edhe tani, dhe gjithmone!
Jam krenar me familjen time Visoqi!
Jam vellau i deshmorit legjendar Bujar Visoqi!
Krenar qe kam luftu per kete vend!
Krenar me historine e familjes!

Privilegj te jem dhanderr i Hashim Thaqit, daja i 3 djemve te mij! Jam shume me FAT…!
Per fund, meqe nuk kam patur te drejt të prononcohem per çeshtje pune gjate procedures disiplinore dhe suspendimit, tani shfrytezoj rastin te falenderoj secilin qytetar per perkrahjen keta muaj te fundit. Jam entuziazmuar shume me kete!

Dua te falenderoj mediumet lokale, familjaret dhe shoqerine time!
Poashtu edhe gjithe koleget e ndershem qe vazhdojne te sherbejne ne Policine e Kosoves.

Miq, me vie keq qe po ju troturoj me keso lajmesh…perndryshe une jam pergaditur moralisht dhe psiçikisht te perballoj dhe luftoj padrejtesite…por… kam punuar edhe me familje dhe me dy prinderit-qe mos t’i merzis!", shkruan ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.