Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar!
KOSOVA

Unioni i Gazetarëve: Mediat publike shqiptare të akreditojnë reporterët në Luginën e Preshevës

P
Piranjat31 July 2026, 14:10 · 4 min lexim
Unioni i Gazetarëve: Mediat publike shqiptare të akreditojnë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u është drejtuar me një thirrje medieve publike shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë që të akreditojnë reporterë zyrtarë në Luginën e Preshevës.

Në një njoftim zyrtar, UGSH bën me dije se “gazetarë dhe përfaqësues të medieve vendore në Luginën e Preshevës, përsëritshëm u janë drejtuar përfaqësuesve më të lartë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës se interesimi ndërshtetëror shqiptar për pakicën tonë kombëtare që jeton në Serbi, kryesisht në Luginën e Preshevës, në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, meriton interesim, kujdes dhe mbështetje potenciale nga dy Republikat”.

UGSH vë në dukje se “në tekstin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mishërohet një detyrim i tillë. Por matanë pohimeve, deklaratave dhe vizitave propagandistike, ky detyrim kushtetues dhe aq më tepër vëllazëror, jo vetëm mbetet i cungët, por në disa raste nuk ngjitet dot tek vlera simbolike”.

Gazetarët e Luginës në disa takime rajonale të zhvilluara dhe organizuara nga UGSH kanë kërkuar dhe kërkojnë me këmbëngulje që mediet publike dhe kombëtare të Shqipërisë të mbështesin rrjetin e reporterëve dhe komunitetin e medieve vendore të Luginës.

UGSH e konsideron të papranueshëm dhe të pajustifikueshëm pse në harkun kohor të më shumë se 25 viteve mediet publike të Shqipërisë e kanë hequr dhe nuk e konsiderojnë të nevojshëm reporterin e akredituar në Luginën e Preshevës. “Nuk ka asnjë arsye që RTPSH në Tiranë dhe RTK në Prishtinë, të mos kenë qoftë edhe një reporter që raporton për realitetin dhe ndodhitë nga zona e Luginës së Preshevës. Në raporte krahasimtare me praktika të vendeve të rajonit mund të përmendim vende si Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut që jo vetëm kanë reporterë të akredituar në vendet ku kanë pakica etnike, por vlerësojnë maksimalisht rolin e këtij raportimi”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej UGSH sjell në vëmendje se “aktualisht shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me probleme atipike, në raport krahasimtar me pakicat që jetojnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Deshtetëzimi i tyre, përmes procesit të njohur të zhvleftësimit të pasaportizimit për shkak të emigrimit, zbrazja e qëllimtë e territorit sikundër ndodh në Medvegjë dhe ndryshimi i raporteve demografike në territorin etnik, janë qëllime të zymta nacionaliste serbe ndaj pakicës sonë në këtë shtet”.

UGSH i drejtohet Komisionit Parlamentar për Informim dhe Edukim, Këshillit Drejtues të RTSH dhe institucioneve të larta kushtetuese të bëhen pjesë e mishërimit të këtij detyrimi kushtetues dhe ndihmës konkrete që meriton pakica jonë kombëtare në Serbi dhe veçanërisht, mediet dhe gazetarët e Luginës së Preshevës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.