Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin
KOSOVA

Varrezat masive në Zubin Potok/ Gjenden mbetjet e 15 viktimave, dyshohet se u përkasin intelektualëve të Mitrovicës

P
Piranjat12 August 2026, 15:00 · 2 min lexim
Varrezat masive në Zubin Potok/ Gjenden mbetjet e 15 viktimave, dyshohet se

Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrezë masive në Kalludër të Vogël.

Gërmimet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore në këtë lokacion, që nuk është i vetmi. Brenda pak ditëve, autoritetet në Kosovë identifikuan një lokacion tjetër në fshatin Jabukë e së fundmi edhe një lokacion në afërsi të Kalludrës së Vogël.

Autoritetet ende nuk kanë identifikuar viktimat, por dyshohet se u përkasin grupit të 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur në vitin 1999.

Për familjarët është rikthyer shpresa se mund të kenë përfundimisht një varr se ku t’i qajnë më të dashurit, por Lutfije Ademi – Vokshi që nuk është ndalur së kërkuari të vëllain doktor Adem Ademin, thotë se pritja e fundit është shumë e rëndë.

“Janë shumë të rënda këto pritjet e kohëve të fundit derisa zyrtarisht të kuptohet se kush do të gjendet e kush jo. Unë jam e bindur që aty është grupi i vëllait tim. Është grupi i 23 intelektualëve të Mitrovicës”, shprehet Lutfija Ademi Vokshi,  familjare e Adem Ademit, të zhdukur më 1999.

Ademi Vokshi që drejton edhe organizatën joqeveritare “Ndriçimi i Jetës”, me të cilën angazhohet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur ka treguar se në Kalludër të Vogël tashmë janë zhvarrosur mbetjet mortore të 11 viktimave.

“Në gërmimet në Kalludrën e Vogël, atje janë gjetur 11 mbetje mortore, ndërsa në Jabukë janë gjetur 4, dmth, deri tash janë 15”, shton ajo.

Zhvarrimin e mbetjeve mortore të katër viktimave në Jabukë e kanë konfirmuar Komisioni Qeveritar për personat e zhdukur.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona në Zubin Potok, nën dyshimet për krime lufte.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.