Vdekja e foshnjës në lavatriçe në Spitalin e Pejës, familja kërkon kaq euro kompensim

Një rast tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në Spitalin e Pejës, ku trupi i një foshnje të lindur pa shenja jete përfundoi në lavatriçen e spitalit.
Familja ka paditur tashmë Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Insajderi, M.Z. ishte në fillim të muajit të nëntë të shtatzënisë kur, më 13 dhjetor 2022, gjatë një kontrolli gjinekologjik u konstatua mungesa e rrahjeve të zemrës së fetusit.
Pas këtij konstatimi, ajo u dërgua në repartin e Obstetrikës në Spitalin Rajonal të Pejës, ku rreth orës 19:10, përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale, u nxor fetusi i pajetë.
Avokatja e familjes, Saranda Keqekolla-Sadiku, bëri të ditur për Gazetën Insajderi se seanca për këtë rast do të mbahet nesër.
Si provë në padi përmendet epikriza e lëshuar nga Spitali Rajonal i Pejës, Departamenti "Nëna dhe Fëmija", Reparti i Obstetrikës.
Paditësit pretendojnë se të nesërmen, kur shkuan në spital për të marrë trupin e foshnjës për ceremoninë e varrimit, vunë re parregullsi në mënyrën e trajtimit të tij.
Sipas padisë, B.Z. ngriti dyshime pasi dorëzimi i trupit ishte vonuar. Më pas, u konstatua se pas ndërhyrjes kirurgjikale, trupi i foshnjës nuk ishte mbështjellë me çarçaf të bardhë, siç parashikojnë procedurat, por ishte futur në një qese mbeturinash, gjë që, sipas paditësve, përbën trajtim të papërshtatshëm.
Për këtë pretendim, në padi përmendet si provë edhe raporti i policisë.
Paditësit kërkojnë që gjykata të detyrojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë t'u paguajnë 20 mijë euro dëmshpërblim për dëmin e pretenduar.
Në këtë rast, trupi i foshnjës u gjet më pas në lavatriçen e spitalit, i mbështjellë me një çarçaf.
Sipas familjes, ngjarja ndodhi si pasojë e neglizhencës së personelit të spitalit, ndaj ata kanë kërkuar kompensim financiar.
Çfarë thuhet në aktakuzë?
Sipas aktakuzës së ngritur, dy të pandehurit akuzohen për veprën penale "Dëmtim i varrezave ose kufomave", sipas nenit 413, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në cilësinë e dëshmitarëve janë ftuar katër pjesëtarë të stafit spitalor dhe një inspektor shëndetësor.
Lexo edhe
KOSOVA
Tensione para seancës konstituive, Lista Serbe çon në Kushtetuese rezultatet e zgjedhjeve

Kurti fton liderët e partive në takim, reagon LDK, PDK dhe AAK

Refuzohet garancia 50 mijë euro, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Në Kosovë zbulohen varre masive, retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve ’90





