KOSOVA

Vendime për prona dhe emërime në Kosovë/ Analiza: A po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Gusht 2026, 14:47

Vendime për prona dhe emërime në Kosovë/ Analiza: A po i

Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpronësime, dhënie me qira të tokës publike, emërime të komisioneve për pranimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese dhe emërime në pozita të larta institucionale.

Këto janë disa nga vendimet që i ka marrë Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka marrë plot 75 vendime në 11 mbledhje qeveritare.

Përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile vlerësojnë se disa prej vendimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me Ligjin për Qeverinë. Sipas tyre, një qeveri në detyrë duhet të kufizohet në aktivitetet e domosdoshme dhe në zbatimin e agjendës së planifikuar më herët.

Vendimet që po kontestohen

Qeveria Kurti - në detyrë që nga shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, si rezultat i dështimit të tij në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit - ka ndërmarrë procedura për emërimin e individëve në pozita të larta drejtuese edhe pas zgjedhjeve. Ajo ka emëruar një komision të pranimit për pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në atë të Ministrisë se Shëndetësisë.

Qeveria në detyrë ka ngritur komisione të ngjashme edhe për poste të tjera, përfshirë atë të drejtorit ekzekutiv për Thesarin e Kosovës. Ajo ka emëruar Ragmi Dalipin drejtor të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Përveç emërimeve, Qeveria në detyrë ka marrë edhe vendime që prekin pronën publike. Ajo ka vendosur për dhënien me qira të rreth 10 hektarëve tokë në komunën e Hanit të Elezit për 15 vjet, për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.

Me kohëzgjatje dhe qëllim të njëjtë, tokë është dhënë me qira edhe në komunën e Ferizajt dhe në atë të Shtimes. Por, për Gzim Shalën, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), këto vendime bien ndesh me Ligjin për Qeverinë.

Ai tregon për Radion Evropa e Lirë se ligji ndalon inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike dhe marrjen e vendimeve që nuk janë të domosdoshme - siç është dhënia me qira e pronave.

“Kjo situatë cenon parimet e sundimit të ligjit, sepse kemi të bëjmë me një situatë të qartë, që është e kundërligjshme dhe është kundërkushtetuese, dhe prapë vazhdon”, shprehet Shala.

Liridon Salihi nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria në detyrë mund të emërojë kandidatë në pozita publike vetëm nëse procedurat për plotësimin e këtyre pozitave janë iniciuar në kohën kur Qeveria ka qenë me mandat të plotë.

Radio Evropa e Lirë kërkoi qëndrimin e Qeverisë në detyrë lidhur me pretendimet për tejkalim të kompetencave, por nuk mori ndonjë përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.

Çka thotë Ligji për Qeverinë?

Ligji për Qeverinë përcakton se një qeveri në detyrë ka kompetenca të kufizuara, që nuk mund t’i tejkalojë. Në mënyrë të qartë ndalohet marrja e vendimeve të rëndësishme.

Sipas këtij ligji, një qeveri në detyrë mund t’i zbatojë vetëm aktivitetet e domosdoshme, të planifikuara në planin vjetor dhe në Ligjin për Buxhetin. Asaj nuk i lejohet të miratojë iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, e as të miratojë projektligje, ndryshime kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale. Ligji thotë, po ashtu, se një qeveri në detyrë nuk mund të nisë procedura të reja për emërime në funksione publike, e as të propozojë kandidatë për pozita që kërkojnë miratimin e Kuvendit.

Për Shalën e Sahitin, situata është bërë edhe më komplekse pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, teksa disa anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, të gjitha vendimet e anëtarëve të Qeverisë, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, janë vendime të kundërligjshme.

Ligji për Qeverinë parasheh që nëse një anëtar i kabinetit qeveritar zgjidhet deputet, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i ministrit para ditës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi më 8 korrik rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Edhe neni 72 i Kushtetutës se Kosovës thotë se “deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv”.

Kontestimi i vendimeve shkon në Prokurori

Shala nga IKD kujton edhe një vendim të vitit të kaluar të Gjykatës Supreme, në të cilin është konstatuar se ushtrimi i njëkohshëm i këtyre dy funksioneve është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata konstatoi se një qeveri në detyrë mund të kryejë vetëm aktivitete të domosdoshme dhe ato të planifikuara, dhe se nuk ka të drejtë të miratojë akte të reja nënligjore.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë se personat që ligji nuk i lejon të veprojnë si anëtarë të qeverisë, po marrin vendime në emër të shtetit dhe po krijojnë detyrime që mund të rëndojnë institucionet për shumë vite”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sahiti nga GLPS thotë se të gjitha vendimet që kanë tejkaluar kufizimet e Qeverisë në detyrë ose ato vendime që janë marrë nga përbërja e kundërligjshme, ku anëtarët e Qeverisë njëkohësisht kanë mbajtur edhe pozitën e deputetit, duhet të rishikohen dhe të anulohen.

“GLPS vlerëson që çfarëdo veprimi që i pason këto vendime është i kontestueshëm, pasi përbërja e organit kolegjial që i ka nxjerrë të njëjtat ka qenë në papajtueshmëri me legjislacionin në fuqi”, pohon ai për Radion Evropa e Lirë.

Debati për ligjshmërinë e veprimeve të Qeverisë në detyrë u intensifikua pas një mbledhjeje që ajo e mbajti më 12 gusht. Aleanca, parti parlamentare, paralajmëroi se do të paraqesë rast në Prokurori për 18 vendime të Qeverisë në detyrë. Këto vendime lidhen, kryesisht, me emërimin e komisioneve për procedurat e pranimit në institucione publike.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, tha për media se konsideron që këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin, dhe se Qeveria në detyrë po e përdor administratën për interesa partiake./REL

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...