KOSOVA

Vendimi i Hagës/ Gjokutaj: Ajo gjykatë u krijuar nga antishqiptarët, dhe sigurisht që do të prodhonte antishqiptarizëm

Piranjat Përditësimi i fundit 16 September 2026, 19:51
Vendimi i Hagës/ Gjokutaj: Ajo gjykatë u krijuar nga

Gjykata Speciale për Kosovën, e ngritur pa asnjë gjyqtar shqiptar dhe me seli jashtë territorit të saj, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një produkt i një drejtësie të sforcuar, ku politika ka mbizotëruar mbi ligjin. Në analizat e fundit mbi këtë proces, po zbardhen hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si po gjykohet lufta çlirimtare e Kosovës, duke u cilësuar si një kurth i mirëfilltë nga qarqe që synojnë dëmtimin e imazhit të vendit.

Juristi Genc Gjokutaj i ftuar në Task Forcë ne Syri tv, zbuloi detajin më skandaloz rreth procesit që është përdorimi i arkivave serbe si evidencë kryesore për hetimin. Këto dokumente trajtohen gjerësisht si prova të kontaminuara, pasi janë ofruar dhe hartuar nga vetë agresori. Ekziston një kritikë e fortë se pala shqiptare nuk e ka atakuar mjaftueshëm këtë material në rrugë ligjore për ta denoncuar si të pavlefshëm.

Përtej provave të dyshimta, procedurat gjyqësore kanë shfaqur parregullsi të theksuara. Objekti i gjykimit ka ndryshuar vazhdimisht përgjatë rrugës; kur hetimet kanë dështuar me individë të caktuar, akuza thjesht ka lëvizur tek emra të tjerë, në vend që çështja të pushohej konform rregullave standarde të drejtësisë. Në thelb, një institucion i emërtuar si "Gjykatë e Kosovës", por që nuk përfaqëson vullnetin e popullit të saj dhe nuk ka asnjë anëtar vendas në trupën gjykuese, rrezikon të përballet me goditje të forta ligjore mbi legjitimitetin e saj në shkallët e Apelit.

Sonila Meço: Gjykatë e Kosovës, por që është jashtë kufijve të saj. Ë? Nuk ka gjykatës shqiptarë të Kosovës, por janë ndërkombëtarë.

Genc Gjokutaj: Po, nuk ka as territorin, as gjyqtarët në këtë. Pra, lënda. Ky vendim është produkt i një drejtësie të sforcuar, që në fillim, siç thatë ju, edhe të miksuar midis fibrës politike dhe asaj ligjore. Ka filluar me kontestim që në Kosovë, ju e patë zotin Albin Kurti, është shumë i gjatë ai fjalim, edhe ai argumenton se nuk jemi në ato parametra siç vërtetoj historia, siç do t'jua shpjegoj. Ju e dini që kjo çështje ka filluar. Pyetja e parë që bëhet, kush e nxiti luftën në Kosovë? A e kupton? Edhe kush e bëri luftën në Kosovë? Dhe mbi këtë bazë kanë ngritur këtë optikë, për të kompromentuar pikërisht luftën çlirimtare të Kosovës. U shpik raporti i Dick Martyt për të kriminalizuar pikërisht, dhe për të relativizuar, dhe për të barazuar, pse jo, kuantin kriminal të forcave ushtarake serbe me luftën çlirimtare të Kosovës.

Sonila Meço: Mirë, po jam shumë dakord, po që këtu në nisje, a nuk ishin argumenta më të forta për të goditur? Sepse nuk u zgjuan një ditë në mëngjes shqiptarët e Kosovës, më fal, dhe luftonin me serbët. Erdhën serbët me një makineri terrori, gjenocidi...

Genc Gjokutaj: Po pra. Shiko, kjo është fotografia e parë që sot ata njerëz i nxjerrin në rrugë, se ata nuk e dinë vendimin e gjykatës sot. Ata e dinë që ky vendim i gjykatës sot është nga serbët, sepse serbët na kanë vrarë, ne i kundërshtuam, dhe tash këta janë futur në burg për këtë punë. Nuk është kjo lënda. Shikoni se është shumë e stërholluar, ashtu. Po dhe këta skenaristët dhe regjisorët e këtij procesi nuk e kanë parashikuar që kokoshi do katandisej në një thelë, sepse këta u nisën për çështje të mëdha, për krime kundër njerëzimit e të tjerë e të tjerë, për të barazuar dhe për të relativizuar luftën, për t'i thënë dhe paramilitarët serbë dhe UÇK-ja janë të njëjtët, kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Tashti, u bë si u bë kjo gjykatë, ishte një kurth që antishqiptarët, po e përmend makro. Antishqiptarët e krijuan këtë strukturë. Dhe sigurisht që kjo strukturë e krijuar nga antishqiptarë do të prodhonte antishqiptarizëm. Sepse pikërisht është lloji i fabrikës që e prodhon këtë. Dhe shikoni, fillon me raportin e Asamblesë të Europës mbi bazën e Dick Martyt. Ky proces është i parregullt ligjërisht, Sonil, sepse në drejtësi nuk mund të ecësh, të merresh me një punë që ka bërë Genci, pastaj dështon me Gencin, merresh me Sonilën, pastaj ikën Sonila, vjen Samiu. Shikoni, ti ke një objekt gjykimi. Në rast se nuk të rezulton, ti duhet të pushosh gjykimin, e ta mbyllësh.

Sonila Meço: Patjetër, nuk mund të shtosh e pastaj të kërkosh tjetër.

Genc Gjokutaj: Ashtu. E dyta, evidenca që kanë përdorur, hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje është nga arkivat serbe. Nuk janë prova të marra, të gjetje, a e kupton, të një hetimi objektiv.

Nënkuptoj që administrimi i dokumentacionit serb gjatë hetimit nuk është atakuar nga pala shqiptare në rrugën ligjore, të denoncohej së pari, dhe të kontestohej si prova, e kupton, të kontaminuara nga një agresor me të cilin ti kishe bërë një luftë çlirimtare siç ka bërë UÇK-ja. Ashtu. Dhe në këtë kuptim, këta çfarë bënë? Pastaj këta variuan. Ndërkohë që gjykata vazhdon që është legjitime, sepse duhet të dimë një gjë, Sonila, një popull që krijon një gjykatë, pra vullneti popullor përfaqësohet në gjykatë nëpërmjet përfaqësuesve të saj, gjyqtarëve. Edhe vinte fjala ajo që thatë juve, që aty gjyqtarët s'janë shqiptarë. Nuk është gjykatë shqiptare ajo. Iu vu emri shqiptare, po ajo nuk është gjykatë shqiptare. Ajo është formalisht. Prandaj, edhe nga kjo pikëpamje, po t'i hyhet në apel, besoj që do t'i hyhet edhe legjitimitetit për të gjykuar këtë objekt në fund. Sepse këto vrasjet episodike që mund të jenë çështje hakmarrjesh, mund të jenë çështje të këtij lloji, nuk janë objekt i një gjykate ndërkombëtare, dhomave speciale, për krime kundër njerëzimit apo krime lufte.

Sonila Meço: E vërtetë është, janë për tjetër qëllim, jam shumë dakord.

Genc Gjokutaj: Ato mund të jenë larje hesapesh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?