Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...
Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tir...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Gazetari i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke bërë një ndarje mes përgjegjësisë penale për krimet e trajtuara në proces dhe rolit historik që, sipas tij, ka pasur UÇK-ja në luftën e Kosovës.
Në një intervistë në SYRI TV Martens tha se vendimi i sotëm është vetëm i shkallës së parë dhe se duhet pritur edhe procesi i apelimit. Megjithatë, ai vlerësoi se nga përmbledhja e vendimit të lexuar në Hagë, prokuroria kishte argumentuar çështjen e saj, ndërsa mbrojtja nuk kishte arritur të bindte trupin gjykues.
Pjesë nga intervista:
Armela Ferko: Sonte kam të ftuar gazetarin Michael Martens i Frankfurter Allgemeine Zeitung, por sigurisht edhe një njohës shumë i mirë i Kosovës, i historisë së Kosovës, i historisë së luftës dhe vazhdimisht e ka ndjekur këtë çështje, vazhdimisht ka ndjekur procesin, ka pasur intervistë madje me zotin Thaçi aty ku ai ka qëndruar deri më tani pra tek dhomat e specializuara të Hagës dhe ka pasur edhe përgjatë këtyre ditëve të fundit shkrime të ndryshme që lidhen me procesin, elementë të tij. Do të ndalemi tani që jemi disa orë pas vendimit. Do duhet dhe vendimi i apelit, por gjithsesi kemi një vendim nga Haga. Ndjesë që u zgjata, përshëndetje dhe mirë se vini. Kënaqësi t'ju kem zoti Martens.
Michael Martens: Mirëmbrëma dhe faleminderit për ftesën.
Armela Ferko: Kjo ishte më shumë për të dhënë një informacion për publikun mbi, le të themi, dhe rrethanat që kanë sjellë deri tek kjo intervistë e sotme. Tani, unë ju kam ndjekur me shumë vëmendje në të gjitha shkrimet tuaja po dhe opinionet që ju shkruani sigurisht në rrjetin social X më së shumti. Përpara se t'ju pyes për elementë shumë specifikë që më janë dukur shumë interesantë në këndvështrimin tuaj sidomos këto ditët e fundit, do të doja një opinion të përgjithshëm tuajin mbi këtë vendim të sotëm, edhe pse e di shumë mirë që do të thoni nuk ka një vendim të apelit pra ky nuk është një vendim përfundimtar. Por me kaq sa kemi, le ta themi, në Shqipëri, në Kosovë askush nuk priste të kishte këtë lloj vendimi me 25 vite burg për liderët e UÇK-së, për dy prej tyre, me të tjerët pastaj 18 dhe 13.
Michael Martens: As unë nuk e dija se çfarë të prisja. Jam përpjekur edhe unë që t'i ndjek këto procedime gjatë viteve. Sikurse e përmendët edhe ju kam intervistuar zotin Thaçi në burg edhe më përpara kur ishte ende pjesë e politikës si president i Kosovës edhe më përpara në pozicione të tjera. Jam përpjekur që ta ndjek si ngjarje por absolutisht nuk kisha asnjë lloj pritshmërie apo ndonjë të dhënë se ku mund të çonte i gjithë ky gjykim. Sikurse thatë dhe ju, është një vendim i shkallës së parë, do të shohim se çfarë do të dalë nga procedimet në shkallën e apelit. Në përgjithësi në këndvështrimin e ditës së sotme, them se duhet të studiojmë me kujdes që të gjithë vendimin, akoma nuk është publikuar, do të dojë një periudhë kohe që të publikohet, ne dimë vetëm përmbledhjen që u lexua sot nga gjyqtari Smith. Në bazë të asaj që dëgjuam nga përmbledhja, mund të them se prokuroria, akuza argumentoi mirë çështjen e vet dhe avokatët mbrojtës nuk arritën që të bindin gjyqtarët se krimet që ndodhën në Kosovë nuk ishin të lidhura me katër personat e akuzuar.
Armela Ferko: Kjo është aspekti i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë ose i pari i kësaj çështjeje. Ka disa mënyra se si të shihet. Ju e thatë, do të kemi rastin të analizojmë. Një pjesë e madhe sigurisht e hapësirës e merr debati juridik, lidhur me ngritjen e akuzave, provat ose provimin e tyre e të tjerë. Ndërkohë që gjithë pjesën tjetër dhe më të rëndësishme dhe që ka ngjallur më shumë debat është elementi politik i kësaj çështjeje. Pra, nëse sot shihen në mediat ndërkombëtare tituj të llojit që komandanti i UÇK-së, për zotin Thaçi në këtë rast, dënohet për krime lufte. A nuk është kjo një pasojë gjithsesi e drejtpërdrejtë për luftën e UÇK-së?
Michael Martens: Nuk e kam lexuar CNN dhe nuk e di se çfarë është shkruar sepse nuk kam lexuar dot se çfarë kanë shkruar mediat e tjera sepse kam qenë i zënë duke u prononcuar vetë për këtë çështje. Për sa i përket mendimit tim, do të përsëris atë që shkruajta sot tek gazeta ime sikurse edhe në formatin e shtypur edhe në formatin online të gazetës. Fakti që krimet e tmerrshme kanë ndodhur duhet të pranohet si fakt, por në të njëjtën kohë ne nuk duhet të humbasim gjykimin historik. UÇK-ja nuk lindi nga asgjëja. UÇK-ja ishte një reagim, ishte një reagim ndaj viteve keqtrajtimi të shqiptarëve të Kosovës në vendin e tyre. Nuk u krijua për shkak të shqiptarëve dhe nuk ishte UÇK-ja ajo e cila e shkaktoi këtë konflikt i cili ngjalli luftën e viteve 98-99. Konfliktin e nisi qeveria e Sllobodan Millosheviçit në vitet '80, e cila e tërhoqi autonominë e Kosovës që kishte në Jugosllavi dhe kësisoj dolën një sërë ngjarjesh të cilat kulmuan pas 10 vitesh në një luftë dhe Serbia e kishte humbur Kosovën jo vetëm në aspektin territorial edhe de facto, por edhe moralisht. Besoj se këto dy fakte nuk janë në kundërshtim të njëra-tjetrës. Ka krime të cilat janë kryer nga persona individualë të UÇK-së, ne i kemi dëgjuar detajet për këtë dhe kanë qenë krime të tmerrshme. Por në të njëjtën kohë nuk duhet të nënvlerësohet roli historik i UÇK-së që luftoi për pavarësinë e Kosovës, që është e fituar dhe që nuk mund të mohohet dhe asnjë gjyqtar nuk mund ta rrëzojë.
Armela Ferko: Pikërisht ky është thelbi, ose të paktën kjo është ajo dilema që unë kam pasur përgjatë gjithë këtij procesi po e kam pasur dhe sot zoti Martens. Titulli që unë përmenda është i botuar nga media prestigjioze ndërkombëtare CNN... A mund të ndahet në fakt njëri aspekt i historisë nga tjetri? Pra a mund të ndahet historia personale e Hashim Thaçit apo e komandantëve të tjerë të UÇK-së, nga narrativa historike e luftës së UÇK-së? Apo rrezikon që këto të dyja të mbërthehen me njëra-tjetrën ose të gërshetohen me njëra-tjetrën në një moment si ky dhe të përdoren nga Serbia. Po përdoren në fakt, Ivica Daçiç ka dalë sot e ka thënë që ja kjo është ajo çfarë ne kemi thënë për kaq vite.
Michael Martens: Ju thashë se nuk e dija se çfarë vendimi të prisja, por e dija 100% se çfarë do të thoshte...
Armela Ferko: Një moment, a mund ta ndërpresim një moment? Një moment, ja vetëm për t'jua treguar, për çështje transparence, për këtë titull isha duke folur kur thashë që, Haga ka dënuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për krime lufte. Ndjesë, mund ta vazhdoni logjikën tuaj.
Michael Martens: Pra fillova të thoja se nuk është se nuk e dija se çfarë do të dilte nga gjykimi sot. Disa persona më kanë telefonuar dhe u thashë se asgjë nuk do të më habisë. Por ajo çka dija dhe nuk ka pse të jesh shumë i mençur për ta kuptuar këtë, ishte reagimi i Beogradit dhe i Moskës. Hashim Thaçi dhe tre personat e tjerë po të ishin shpallur të pafajshëm do të kishin thënë që perëndimi është një parodi e vërtetë, është një parodi e drejtësisë nuk mund të merret seriozisht. Kurse në rastin tjetër që e pamë konkretisht sot, ishte e qartë që Moska dhe Beogradi do të thoshte se kjo vërteton se Hashim Thaçi është kriminel lufte kështu që perëndimi në '99-ën ka bashkëpunuar me një kriminel lufte. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me procedimin gjatë apelit megjithëse e kam një përshtypje se do të jetë e vështirë që të rrëzohet vendimi i sotëm. Por edhe sikur Hashim Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë të shpallen edhe në shkallën e dytë si kriminelë lufte, unë do të thoja se lufta e NATO-s në '99-ën është e justifikuar dhe në qoftë se ka ndonjë gjë për të cilën duhet të kritikohet është se kjo ndërhyrje u bë me vonesë sepse po të ishte ndërhyrë më herët do të kishin shpëtuar me mijëra jetë dhe nuk do të kishin pasur refugjatë në Ballkan, në Bosnjë, në Kosovë dhe gjithashtu do të kishin shpëtuar dhe jetë serbësh. Ndërhyrja e NATO-s mbetet ndërhyrja më e drejtë dhe më e duhur dhe perëndimi duhet të jetë krenar për këtë. Nuk mund të jetë i krenar për atë që ndodhi në korrik dhe në gusht të '99-ës nën vështrimin dhe nën sytë e qindra qytetarëve të KFOR-it kur kanë ndodhur masakra kundër serbëve dhe të popullsisë rome. Megjithatë e gjithë ndërhyrja në përgjithësi ishte e justifikuar dhe mbetet e justifikuar.
Armela Ferko: Pra thënë këtë, ka një lloj pasoje që e lë gjithsesi ky proces simbolikisht, politikisht ose a hapi ai një rrugë të rrezikshme që mund të shkohet dhe përtej këtyre komandantëve të UÇK-së. Ndërkohë që në anën tjetër popullsia në Kosovë, qytetarët e Kosovës pret ende që të bëhet drejtësi për gjithë ato masakra që u përmendën. Kemi parë sot dëshmitarë të shumtë, gra të cilat kanë qenë viktima të represionit, përdhunimit që kanë qenë me lot në sy ndërsa dëgjonin që flitej për krime lufte dhe mbi të gjitha dua që ta përmendni pak këtë, në emër të popullit të Kosovës, ë? Në nisje të frazës së gjyqtarit Smith ishte 'në emër të popullit të Kosovës'.
Michael Martens: Sikurse e dini, dhomat speciale në Hagë janë pjesë zyrtare e sistemit të drejtësisë së Kosovës sepse në këtë mënyrë është iniciuar ky organizim i gjyqësorit nga Hashim Thaçi kur ishte në pushtet. Mund të tingëllojë një situatë e çuditshme kur një gjyqtar i huaj flet në emër të popullit të Kosovës, nuk është pjesë e atij populli dhe mund ta dëgjonit madje edhe gjatë vendimit që nuk arrinte dot të shqiptonte qartë vendlindjet e të pandehurve. Por e kuptojmë se pse ky gjyq ndodhi në Hagë sepse u mendua e pamundur që të zhvillohej në territorin e Kosovës. Kur flasim për viktimat, është e rëndësishme që të mbajmë mend masakrat e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë. Por të mos harrojmë që në ditë të tilla ne nuk duhet të mendojmë vetëm për të akuzuarit, por duhet të mendojmë për ata persona të cilët ranë viktima në kampe. Këta persona ishin serbë por ishin gjithashtu edhe shqiptarë. Shqiptarët ishin mbështetës të Ibrahim Rugovës dhe në shumë raste janë arrestuar, janë torturuar, disa prej tyre edhe janë kërcënuar apo vrarë. Ka ardhur momenti të rrëfehet historia e këtyre personave, të mbijetuarve apo të atyre të cilët humbën të afërmit e tyre, që u vranë ose u shkatërruan në kampet e UÇK-së vetëm sepse ishin përkrahës të Ibrahim Rugovës dhe më pas u shpallën si armiq dhe tradhtarë. Këto histori duhet t'i rrëfehen botës.
Një moment të keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Europën e ka konsideruar ish-shefi i misionit të OSBE-së n&e...
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Ko...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Mes figurave të shumta të njohura për vendimin e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë reaguar edhe ...
Nga Lutfi Dervishi: Drejtësia e lupës politike dhe dora e historisë Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mor...
Artistja shqiptare Dua Lipa, ka reaguar ndaj vendimit të Hagë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...
Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Franca ka pë...
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark deklaroi se ishte i shokuar dhe i zemëruar për vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me ...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në H...
Njëmbëdhjetë vite më parë, në sallën e Kuvendit të Kosovës zhvillohej një nga debatet më të forta po...