KOSOVA

Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Historia e Kosovës nuk rishkruhet

Piranjat Përditësimi i fundit 16 September 2026, 17:41
Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Këshilli i

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin e tij, Këshilli thekson rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike dhe të kontekstit në të cilin u zhvillua lufta në Kosovë.

Sipas Këshillit, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, por ato nuk mund të ndryshojnë faktet dhe rrjedhën historike të Kosovës. Në reagim nënvizohet gjithashtu se lufta për çlirimin e Kosovës duhet të vlerësohet në kontekstin e saj historik dhe politik.

Reagimi:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me shqetësim të thellë shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke respektuar parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe të drejtën e çdo viktime për drejtësi, KASH shpreh zhgënjimin e tij të thellë për këtë vendim. KASH ngre, gjithashtu, shqetësime serioze për kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, proporcionalitetin e dënimeve dhe standardet e zbatuara gjatë këtij gjykimi.

KASH rikujton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare kundër shtypjes, spastrimit etnik dhe dhunës sistematike të regjimit të Slobodan Millosheviçit. Kjo luftë gëzoi mbështetjen e botës demokratike, ndërsa ndërhyrja e NATO-s i dha fund një tragjedie humanitare që kishte detyruar rreth një milion shqiptarë të Kosovës të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Makineria shtetërore, ushtarake dhe policore e regjimit të Millosheviçit, si dhe drejtues të lartë të saj, janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Krimet e dokumentuara të këtij regjimi , vrasjet, masakrat, dëbimet me forcë dhe përndjekja sistematike e popullsisë civile , nuk mund të relativizohen dhe as të barazohen me luftën liridashëse të popullit të Kosovës dhe të udhëheqësve të tij.

Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk është dhe nuk mund të interpretohet si një dënim në emër të popullit të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të luftës së saj për liri dhe pavarësi. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund të njollosë sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe viktimave, të zhbëjë të drejtën historike të popullit të Kosovës për liri, apo të përmbysë dallimin themelor ndërmjet agresorit dhe viktimës. Historia e Kosovës dhe karakteri çlirimtar i luftës së saj nuk mund të rishkruhen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se reagimet e para ndërkombëtare kanë ritheksuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjshmërisë, ndërsa në Kosovë dhe në diasporë vendimi ka shkaktuar kundërshtime dhe shqetësime të mëdha. Në këtë kontekst, KASH u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të balancuar: respektimi i proceseve gjyqësore nuk duhet të shndërrohet në relativizim të agresionit serb, në barazim moral të palëve apo në rishkrim të historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

KASH pret që procesi i apelimit të shqyrtojë me paanshmëri dhe rigorozitet të plotë provat, përfundimet juridike, mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetin e dënimeve, duke garantuar të gjitha të drejtat e të dënuarve për një proces të drejtë.

Aktgjykimi i shpallur është i shkallës së parë dhe mjetet juridike ende nuk janë shteruar.
Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë të njëjtat standarde drejtësie edhe ndaj krimeve masive të kryera nga forcat shtetërore serbe në Kosovë. Drejtësia nuk mund të jetë e plotë, e barabartë dhe e besueshme për aq kohë sa shumë prej përgjegjësve për masakrat, dëbimet, dhunën seksuale, shkatërrimet dhe zhdukjet me forcë vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë thirrje për qetësi, unitet, dinjitet dhe besim në mjetet juridike të parashikuara nga ligji.

KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË

Tiranë, 16 shtator 2026.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?