Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
KOSOVA

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë tjetër protestë: Lironi çlirimtarët

P
Piranjat19 September 2026, 17:09 · 4 min lexim
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë tjetër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të protestojë sërish javën e ardhshme, në kundërshtim me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se vendimi për protestën e radhës pritet të merret në mbledhjen e Kryesisë të hënën. Syla për KosovaPress ka deklaruar se protestat mund të zhvillohen edhe në komunat ku OVL-UÇK-ja ka degë.

“Do të vazhdojmë me protesta. Besojmë të hënën do të mblidhet Kryesia prapë. Edhe do të marrim vendim për protestën e radhës. Po tash t’ia shohim, ndoshta do t’i ndërrojmë idetë.

Ka mundësi që të mërkurën vendosim me pasë protestë. Por kemi menduar me decentralizua protestën. Ka mundësi me realizua në komuna ku i kemi degët tona që funksionojnë atje”, tha ai.

Ai ka deklaruar se, nëse shteti e merr seriozisht mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit, ai beson se ata do të dalin fitimtarë.

“Ky dënim është dhënë mbi bazën e materialeve që i ka dërguar prokuroria e Serbisë, prokurorisë, Gjykatës Speciale, gjykata i ka marrë për trajtim. Fare nuk ekzistojnë as ato farë shqyrtimet që i thoshin, janë të pabaza krejt.

Provoi me dy-tri raste në njëfarë forme me manipulua me opinion, me thënë, ‘shihni, këta jo’, edhe njëfarë forme provoj me thënë, këta janë individë, po jo UÇK-ja… Nëse shteti jonë e merr seriozisht, jemi të bindur se në apel do të jemi fitimtarë dhe nuk kemi asnjë dilemë këtu”, deklaroi Syla.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të mundësohet monitorimi i procesit.

“Neve çka kërkojmë është me pasë një lloj monitorimi të procesit, çka ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë deri në apel. Ju e dini që u bë një padrejtësi shumë e madhe atje. Ju e dini që krejt kjo prokurori, krejt kjo Gjykatë Speciale u furnizua me materiale prej prokurorisë serbe.

Prandaj askush nuk pati mundësi ndonjëherë me monitoruar veç çka po ndodh. Monitorim nuk do të thotë ndërhyrje. Monitorim është me pa me çfarë prova ti i ke dënuar njerëzit, ku i ke marrë ato prova, nga cili shtet… Me amandamentuar ligjin, me i dhënë mundësi shtetit tonë me u interesuar edhe me pas qasjen në monitorim të procesit qysh ka shkuar deri tash, sepse ne duhet.

Apeli do të vendosë në bazë të asaj çfarë ka ndodhur tash, cilat shkelje kanë ndodhur, cilat prova nuk kanë qenë legjitime, se ka plot prova që janë marrë që nuk kanë qenë legjitime fare”, thekson ai.

Ndërkaq, Syla ka theksuar se veteranët do të insistojnë në kërkesën për shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Ai kritikoi heshtjen e saj për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, derisa shtoi se e njëjta ka dërguar materiale kundër tyre.

Gjykata Speciale më 16 shtator dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për siç është thënë, krime lufte.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.