Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
KOSOVA

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

P
Piranjat10 July 2026, 22:12 · 3 min lexim
Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Pas takimit me ish presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti u pyet nëse ishte diskutuar për një mandat të ri të Osmanit. Ai nuk komentoi emra konkretë, por tha se fokusi aktual nuk është te kandidatët, por te sigurimi i konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij përzgjedhja e presidentit të ardhshëm duhet të bëhet në frymën dhe germën e Kushtetutës, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të jetë figurë që shpreh unitetin e popullit dhe gëzon mbështetje sa më të gjerë politik.

Ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja e numrit maksimal të deputetëve në seancën kur do të zgjidhet presidenti, duke kujtuar se kërkohen të paktën 80 deputetë të pranishëm.

Kurti përmendi se në të kaluarën janë diskutuar emra si Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, por shtoi se arritja e pragut minimal prej 80 deputetësh mbetet sfidë.

“Ne besojmë që fryma dhe germa e Kushtetutës është për president që është shprehje e unitetit të popullit dhe që, në këtë kuptim, duhet të jetë konsensual sepse jemi të interesuar që, gjithashtu, ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë, sepse ju e keni parasysh… ne mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, e kishim së fundmi Glauk Konjufcën, më pastaj edhe doktoreshën Feride Rushiti, por numri 80 që është minimumi është vështirë i arritshëm, prandaj përqendrimi ynë nuk ka qenë tash për emrat e përveçëm për president, por për koncept të përparimeve, për vizionin përpara në njërën anë, dhe në anën tjetër, a thua se çfarë duhet të bëjmë strategjikisht që ta maksimizojmë numrin e deputetëve të cilët duhet t’i kalojnë, ose së paku të jenë dy të tretat në ditën vendimtare kur do të vihet çështje e presidentit, përkatësisht zgjedhjes së presidentit në orar”, tha Kurti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.