Vuçiç: Do t’i lutem NATO-s për Urën e Ibrit, ‘turku’ dëshiron ta hapë!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.
Për këtë plan, ai ka akuzuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.
“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur.
Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiç në Beograd.
Një ditë më parë nga Bashkimi Evropian konfirmuar se janë plotësuar kushtet për hapjen për qarkullim të makinave të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti takon Abdixhikun: Ka vullnet për pajtim lidhur me çështjen e presidentit

Skenarët/ Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?

Publikohen pamjet e përplasjes fatale që la të vdekur dy vëllezërit shqiptarë

Dyshohet se sulmoi KFOR-in në Zveçan, Gjykata merr vendim ndaj serbit që u arrestua për pesë vepra penale

E rëndë në Drenas, të miturat rrethojnë moshataren e tyre dhe e dhunojnë, pas grushteve e kapin nga flokët

Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme edhe Vjosa Osmani

Serbia distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim





