Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/ Vuçiç: Beogradi paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Ibrit si kundërpërgjigje

P
Piranjat 9 August 2026, 17:08 · 2 min lexim
Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka rikthyer idenë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër në territorin serb, duke bërë të ditur se për këtë janë angazhuar ekspertë dhe inxhinierë, si kundërpërgjigje ndaj trajtimit të serbëve në Kosovë.

Gjatë një vizite në punimet e Urës së Vjetër Hekurudhore në Beograd, Vuçiç u shpreh se Beogradi ka vënë në lëvizje specialistët për të analizuar këtë nismë.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen,” deklaroi ai.

Sipas presidentit serb, kjo ide nuk është e re, pasi ekziston që prej vitit 1985 dhe lidhet dikur me nevojat e banorëve pranë liqenit. Ai pretendoi se një projekt i tillë mund të ndikojë edhe në uljen e nivelit të ujit në liqenin e Ujmanit, nga i cili varet furnizimi me ujë për një pjesë të madhe të Kosovës dhe prodhimi i energjisë elektrike. Vuçiç u ndal gjithashtu te prishja e objekteve pa leje pranë liqenit të Ujmanit, duke thënë se po i ndjek zhvillimet nga afër.

Kjo ide ishte përmendur nga Vuçiç edhe dy vite më parë, kur ai kishte mohuar përfshirjen e Serbisë në shpërthimin që dëmtoi kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin-Potokut. Duke u ndalur te situata aktuale dhe pretendimet e tij për mbrojtjen e serbëve, Vuçiç theksoi se Serbia është shtet sovran që vepron sipas interesave të veta, por përjashtoi mundësinë e një përballjeje ushtarake:

“Ndërsa, a është opsion për ne në këtë moment të hyjmë në luftë me NATO-n? Unë mendoj se nuk është,” u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.