Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para
KOSOVA

Vuçiç nuk heq dorë nga Kosova dhe sulmon aleancën shqiptaro-kroato-kosovare: Duhet të jemi gati

P
Piranjat25 July 2026, 17:59 · 2 min lexim
Vuçiç nuk heq dorë nga Kosova dhe sulmon aleancën

Aleksandër Vuçiç ka pasur një mesazh për ushtrinë serbe.

“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe ne duhet ta kujtojmë këtë, dhe ne duhet ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd, duke mos kërcënuar askënd, thjesht duke qenë gjithmonë populli ynë”, tha ai.

Këtë deklaratë e bëri gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjica. Vuçiç nuk ngurroi të sulmonte përsëri aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

“Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, shtoi Vuçiç.

Presidenti serb vuri në dukje armatosjen e madhe të ushtrisë së tij dhe nënvizoi se nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në rajon. Më të suksesshmit në radhët e Akademisë Ushtarake u nderuan nga Aleksandër Vuçiç, që u dha atyre shpata oficerësh me një dedikim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.