Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

“Nuk do e njohim Kosovën”/ Zelensky në Beograd: Ukraina nuk ndryshon qëndrim

P
Piranjat 8 August 2026, 16:31 · 4 min lexim
“Nuk do e njohim Kosovën”/ Zelensky në Beograd: Ukraina

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shtruar një darkë në nder të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, i cili ndodhet për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi.

Në një postim në Instagram, Vuçiç tha se i uroi mirëseardhjen Zelensky-t në Beograd dhe se darka ishte rasti i parë për të hapur bisedimet për temat që do të jenë në fokus të takimeve zyrtare.

“Është kënaqësi të kem mundësinë të pres presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky, i cili për herë të parë ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Jam i bindur se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës, si edhe të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Vuçiç.

Ai shtoi se gjatë darkës u diskutua edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa theksoi se pritja ishte një mundësi për t'u prezantuar mysafirëve fryma e Serbisë dhe një pjesë e traditës së vendit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur më 2008, Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Prishtina po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Ndërkaq, Vuçiç tha se me udhëheqësin ukrainas, shteti i të cilit po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ka biseduar për bashkëpunimin ushtarak.

“Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta, kjo është çështje tjetër”, tha Vuçiç, i cili e mirëpriti Zelenskyn në vizitën e parë zyrtare në Serbi.

Vizita e Zelenskyt në Serbi vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës.

Sipas Zelensky-t, një sulm me dron në Pukhivka, në rajonin e Kievit, vrau tre persona, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar. Viktimat ishin gjyshi, gjyshja dhe nipi i tyre.

Katër persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Mes tyre ishin prindërit e fëmijës, vëllai i tij 15-vjeçar dhe një fqinj që kishte shkuar për të ndihmuar familjen.

Një tjetër person humbi jetën në Kiev pas një sulmi me gjashtë raketa balistike ndaj infrastrukturës civile.

Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë presionin ndaj Rusisë dhe të vendosë sanksione të reja për të penguar prodhimin e raketave balistike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.