Zgjedhja e Presidentit, Haxhiu fton liderët e subjekteve politike në takim të përbashkët të martën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën, më 18 gusht, në orën 09:00.
Ftesën e ka konfirmuar Presidenca e Kosovës, ndërsa ajo u është dërguar veçmas përfaqësuesve të subjekteve politike.
Në ftesë thuhet se takimi lidhet me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe, rrjedhimisht, për formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në ftesë.
Takimi do të mbahet në Zyrën e Presidentes, ndërsa të ftuarve u është kërkuar që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ose të përfaqësuesit të subjektit politik.
Ndryshe, ftesa vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se është e gatshme ta votojë një president konsensual.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

PDK sërish para Qeverisë së Kosovës, i kërkon Kurtit të largohet: Je deputet, jo kryeministër

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sot në Kuvend, presin të mbahet seanca konstituive

U shkarkua nga Policia e Kosovës pas ankesës së LVV-së, reagon kunati i Hashim Thaçit: Zgjodhën dorëzimin para krimit

Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë, e cilëson kërcënim bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Shkarkohet nga Policia e Kosovës kunati i Thaçit: Më ndëshkuan për postimet në Facebook

Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit, Vuçiç: Javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh për t’u marrë me këtë çështje

Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç





