Çfarë shkon në turne, mbetet në turne. Të paktën, kjo është ajo që mendojnë disa biznesmenë të pasur kur nisen për udhëtime luksoze me jahte. Megjithatë, Rissa Bellini ka vendosur që të zbulojë çfarë ndodh në udhëtimet me jahte. 37-vjeçarja ka pasur shoqëri me të pasurit dhe të famshmit. Ajo ka punuar 5 vite në një jaht luksoz që udhëtonte nëpër vendet më ekskluzive të Mesdheut.
Ajo ndaloi në vende të shkëlqyera për festa, duke përfshirë Ibizën dhe Greqinë. Por pavarësisht vendndodhjes, ajo vazhdonte të haste të njëjtin problem me klientët e saj të martuar. Raissa theksoi se udhëtimet elegante nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht sjellje elegante.
“Në det, disa burra mendojnë se rregullat nuk zbatohen. Është sikur e lënë jetën e tyre të vërtetë në breg. Unaza e martesës papritmas bëhet një dekorim”, ka rrëfyer ajo.
E ky nuk është sekreti i vetëm që Raissa ka për jetën nën kuvertë. Sipas saj, hapësirat e mbyllura mund të nënkuptojnë që kufijtë të kalohen më shpesh nga sa do të prisnit.
“Kur je në mes të oqeanit, nuk ke ku të shkosh. Nuk mund të largohesh thjesht. Je në varkën e tyre. Kjo e ndryshon dinamikën. Në publik, ata janë seriozë dhe të pastër. Janë burra familjarë. Por atje jashtë, disa e provuan fatin e tyre… Papritmas ata shfaqeshin poshtë ku po punoja. Më komplimentonin. Qëndronin shumë afër. Ata testonin kufijtë”, ka vazhduar Raissa.
Ndërsa përpiqej t’i kundërshtonte propozimet në një mënyrë të sjellshme, kishte raste kur ndihej jashtëzakonisht në siklet. Por për fat të mirë, ajo nuk do të përballet me këtë problem në të ardhmen.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
10 March16:17
Obsesioni i Trump me këpucët 145 dollarëshe / "Kodi i veshjes" që askush nuk mund ta injorojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se ka zhvilluar një zakon të veçantë, ua dhuron modelin e t...
LIFESTYLE
10 March13:39
Pulitja e ngadaltë e syve: Gjuha e dashurisë së maceve
Nëse macja juaj ju shikon dhe pulit sytë ngadalë, mos u çudisni — sipas studiuesve të sjelljes së maceve, kjo ësht&...
LIFESTYLE
10 March12:11
Përse ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ananasit?
Ananasi është një frut tropikal i njohur për shijen e tij të freskët dhe vetitë shëndetësore që ofron. Konsu...
LIFESTYLE
10 March08:28
Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare
10 marsi është shpallur prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare.
OKB theks...
LIFESTYLE
10 March08:17
Shkenca shpjegon pse disa njerëz e përballojnë më mirë të ftohtin
Noti në ujë të ftohtë dhe “ice baths” pas stërvitjes janë bërë gjithnjë e më popullore, sidomos ...
LIFESTYLE
10 March08:15
Mobilie moderne nga paletat që mund t’i bëni vetë/ Ide të bukura për oborrin dhe ballkonin
Me pak dru, disa vegla dhe pak kreativitet, paletat mund të shndërrohen në garnitura, tavolina apo karrige relaksimi që duken si nga revis...
LIFESTYLE
10 March07:00
Shenjat më me fat për ditën e sotme, mësoni parashikimin e yjeve
Dashi
Dashuria gjatë kësaj periudhe është mjaft pozitive dhe problemet që keni patur në të kaluarën, do mund të ...
LIFESTYLE
9 March18:21
Je mbi 50 vjeç? Vendos këto 8 ushqime në pjatën tënde, ato bëjnë mrekulli
Ushqyerja është e rëndësishme gjatë gjithë jetës. Megjithatë, nga mosha 50 vjeç e tutje, ushqimet që zgjedhi...
LIFESTYLE
9 March10:38
A po pini mjaftueshëm ujë?
Shumë njerëz besojnë se janë të hidratuar mjaftueshëm, por në realitet një pjesë e madhe e tyre nuk konsumon sasi...