LIFESTYLE

6 në 10 shqiptarë mbipeshë! ISHP: Obeziteti shkakton diabet, sëmundje kardiake e kancer! Shifra shqetësuese tek fëmijët

Piranjat Përditësimi i fundit 4 March 2026, 18:56
6 në 10 shqiptarë mbipeshë! ISHP: Obeziteti shkakton diabet,

6 në 10 qytetarë në Shqipëri rezultojnë mbi peshë, ndërsa rreth 20% klasifikohen obezë. Në Ditën Botërore të Obezitetit, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Jolanda Hyska thotë se kjo dukuri është mjaft shqetësues edhe tek fëmijët.

“Po të shikojmë shifrat tona, ne jemi gati 60% e popullatës shqiptare me studimin e fundit është mbi peshë gati diku te 20% që ne jemi me obezitet. 1në 10 fëmijë sot janë mbi peshë ose obezë”, thotë Jolanda Hyska, specialiste në ISHP.

Dikur shkaku kërkohej tek sasia e ushqimit dhe jeta sedentare, por sot janë vërejtur edhe faktorë të tjerë që e shkaktojnë obezitetin.

“Ne vërtetë flasim për faktor biologjik apo gjenetik që shkojnë në nivel individual, por sot gjithmonë më shumë po flitet për faktorët mjedisorë. Ashtu sikurse po flitet edhe për faktorët emocional. Për faktorët mjedisorë përsa i përket ushqimit. Gjithmonë e më shumë kemi akses ndaj ushqimeve të përpunuara. Rritja e konsumit të ushqimeve të përpunuara, me përmbajtje të lartë kalorike dhe vlera të ulëta ushqyese, si dhe cilësia e dobët e gjumit janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shtimin e peshës. Mos harrojmë gjumi që është një element shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet patjetër të presim që të kemi një mbipeshë që ne të fillojmë të reagojmë sepse çdo ndërhyrje është e nevojshme për të parandaluar”, thotë Hyska.

Një nga elementët kyç për parandalimin e obezitetit është ushqyerja me gji. Sipas specialistëve, ajo ndihmon në uljen e rrezikut për mbipeshë që në moshë të hershme.

“Për fat të keq ne po na ulen shifrat e ushqyerjes ekskluzive me gji edhe me gji që është një nga elementet më të rëndësishëm të parandalimit edhe të obezitetit”, vijon Hyska.

Pasojat e obezitetit janë serioze.

“Ai rrit ndjeshëm rrezikun për diabet tip 2, sëmundje kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri. Sipas të dhënave ndërkombëtare, miliona persona humbasin jetën para kohe nga sëmundje kronike ku obeziteti është një faktor kontribuues”, tha Hyska.

Në nivel global, rreth 3 miliardë njerëz janë mbi peshë dhe obezë, shifër që në 2035 pritet të shkojë në 4 miliardë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?