Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra...
LIFESTYLE

A mund t’i shpëtojnë delet akullnajat? Eksperimenti i pazakontë i shkencëtarëve zviceranë

P
Piranjat 3 September 2026, 21:22 · 4 min lexim
A mund t’i shpëtojnë delet akullnajat? Eksperimenti i

Një eksperiment i pazakontë në Alpet zvicerane po teston nëse leshi i deleve mund të ngadalësojë shkrirjen e akullnajave dhe të zëvendësojë mbulesat plastike

Reuters/ Ndërsa Zvicra po përpiqet të frenojë shkrirjen e akullnajave, shkencëtarët po zhvillojnë një eksperiment të pazakontë në Alpe për të parë nëse një prej burimeve natyrore më pak të vlerësuara të vendit mund të ndihmojë dhe është pikërisht leshi i deleve.

Prej vitesh, gjatë muajve të verës, zona të akullit dhe borës mbulohen me pëlhura sintetike që reflektojnë rrezet e diellit dhe reduktojnë përthithjen e nxehtësisë. Kjo bëhet për të ngadalësuar shkrirjen e akullit, e cila është përshpejtuar ndjeshëm nga ngrohja globale dhe po zhduk gradualisht peizazhet e larta alpine që kanë karakterizuar rajonin për mijëra vjet.

Por këto mbulesa janë zakonisht të prodhuara nga plastika dhe mund të çlirojnë mikrofibra ndotëse.

Për këtë arsye, projekti “Keep It Wool”, i udhëhequr nga organizata mjedisore Summit Foundation dhe Universiteti i Lozanës, po teston leshin si një alternativë natyrore për të ngadalësuar shkrirjen e akullnajës Tsanfleuron, në perëndim të Zvicrës.

Temperaturat rekord të këtij viti kanë bërë që bora në akullnaja të shkrijë disa javë më herët se zakonisht. Kjo pritet të përshpejtojë humbjen e akullit, e cila lidhet edhe me rritjen e rrezikut të rrëshqitjeve të shkëmbinjve, si ajo që shkatërroi fshatin Blatten në vitin 2025, si dhe me përmbytje të fuqishme, si ajo që goditi Himalajet javën e kaluar.

Menaxheri i projektit, Timothee Steiner, tha se ekipi dëshironte të gjente një alternativë të biodegradueshme ndaj mbulesave sintetike, duke i dhënë njëkohësisht një përdorim leshit zviceran, rreth 40-70% e të cilit hidhet çdo vit.

Ideja lindi nga katër studentë të masterit në universitet, të cilët vendosën ta vënë në praktikë.

Në qershor, dy batanije prej materiali leshi, të prodhuara nga kompania zvicerane Fisolan, u vendosën mbi një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë në akullnajën Tsanfleuron. Gjatë gjithë verës, studiuesit krahasuan performancën e tyre me atë të një mbulese tradicionale gjeotekstili.

Rezultatet e para kanë qenë më të mira nga sa pritej. Steiner tha se matjet e kryera çdo dy javë treguan se mbulesat prej leshi kufizuan shkrirjen e akullit po aq mirë sa ato sintetike.

Niklaus Saegesser nga Fisolan tha se ishte i befasuar nga qëndrueshmëria e materialit.

“Mendoja se nuk do të ishte mjaftueshëm i qëndrueshëm”, tha ai.

Edhe studenti Elliot Gaffiot pranoi se ekipi nuk ishte i sigurt se çfarë rezultati do të merrte.

“Tani kemi një rezultat që mund ta shohim dhe madje ta prekim. Funksionoi jashtëzakonisht mirë”, tha ai.

Megjithatë, drejtuesit e projektit theksojnë se batanijet prej leshi nuk janë një zgjidhje për ngrohjen globale.

Vetëm rreth 0.02% e sipërfaqes së akullnajave të Zvicrës mbulohet aktualisht me materiale mbrojtëse. Shkencëtarët theksojnë se mënyra e vetme që mund të frenojë në mënyrë domethënëse dhe afatgjatë humbjen e akullit mbetet ulja e emetimeve të gazeve serrë, të cilat në pjesën më të madhe vijnë nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.