Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
LIFESTYLE

AI po “vë në gjumë” trurin? Studimi ngre shqetësime për kujtesën dhe mendimin kritik

P
Piranjat 2 August 2026, 12:54 · 2 min lexim
AI po “vë në gjumë” trurin? Studimi ngre

Përdorimi i inteligjencës artificiale dobëson kujtesën, përqëndrimin dhe mendimin kritik. Një studim i fundit tregon se pjesëmarrësit që përdorën ChatGPT gjatë shkrimit të një eseje shfaqën aktivitet më të ulët cerebral dhe mbanin mend shumë më pak nga ajo që kishin shkruar.

AI fik memorjen dhe sensin kritik. Njerëzimi po rrezikon reduktimin intelektual, por jo vetëm. Për mijëra vjet çdo ide brilante, zgjedhje, sforcim fizik etj, ka qenë shkëndija e çka e ka nxitur njeriun të mendojë, në kërkimin për ushqim.

Ndërsa sot, jetojmë në një epokë dhe shoqëri që ushqimin e ka bërë mjaft të aksesueshëm, por me vlera iperkalorike dhe pak të shëndetshme, dhe ku është reduktuar lëvizja, dhe tashmë kemi shtuar dhe AI, që as mos të mendojmë, duke rritur numrin e gjithçkaje të gatshme. Së fundmi MIT ka konfrontuar aktivitetin cerebral të tre grupeve vullnetarësh, të cilët kishin detyrë të shkruanin një ese.

Grupi i parë e bëri shkrimin pa asnjë ndihmë, i dyti me ndihmë nga Google dhe i treti me ChatGPT. Sipas vëzhgimit të aktivitetit elektrik të trurit rezultoi se grupi i tretë kishte lidhjet cerebrale mjaft të reduktuara, përqëndrimin shumë herë më të ulët, dhe lidhja me vetë shkrimin shumë sipërfaqësore.

Me grupin e tretë është ribërë testi, dhe personat nuk mbanin mend asnjë nga pikat që kishin prekur në tekstin kur u ndihmuan nga chatgpt.

Studimet kanë vijuar, dhe rezultatet kanë qenë gjithnjë të njëjta. Ky është tregues që AI ka dembelosur dhe vënë në gjumë trurin dhe aktivitetin e tij, çka me kalimin e kohës do të ishte me pasoja të rënda për inteligjencën njerëzore dhe kufizimin e saj, duke vënë në gjumë edhe krijueshmërinë, element thelbësor që na ndan si specie, dhe e ka çuar njerëzimin në të gjitha arritjet e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.