Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!
LIFESTYLE

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

P
Piranjat25 June 2026, 20:42 · 1 min lexim
Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te

Një tjetër rast i pazakontë ka alarmuar banorët e Fierit. Një gjarpër është shfaqur brenda ambienteve të një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar frikë te punonjësit dhe kalimtarët që ndodheshin në zonë.

Sipas personave të pranishëm, zvarraniku u vu re teksa lëvizte në brendësi të biznesit, duke detyruar njerëzit të largoheshin menjëherë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Pas sinjalizimit, u bë e mundur ndërhyrja për kapjen dhe largimin e gjarprit, pa pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Ky është rasti i tretë i raportuar në Fier brenda pak ditësh, një situatë që po rrit shqetësimin e qytetarëve për praninë e shpeshtë të gjarpërinjve në zona të banuara dhe pranë aktiviteteve tregtare.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e zonave ku po konstatohen gjithnjë e më shpesh këta zvarranikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.