Alarm për Ebola në Europë? Austria karantinon një rast të dyshuar pas udhëtimit në Ugandë

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka ngritur shqetësime edhe në Europë pas dyshimeve për rastet e para në kontinentin tonë. Pasi testet e dy italianëve që kishin udhëtuar drejt Ugandës rezultuan negative, një rast tjetër i dyshuar vjen nga Austria.
Autoritetet shëndetësore në Vjenë kanë njoftuar se kanë karantinuar një të ri që kishte udhëtuar drejt Ugandës pasi kishte shfaqur simptoma të sëmundjes. Rezultatet e testimit pritet të japin përgjigje finale nesër nëse i riu do të rezultojë i prekur nga sëmundja.
Të paktën 223 persona kanë humbur jetën si pasojë e variantit Bundibugyo të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë, ndërsa 906 persona dyshohet se janë prekur nga virusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore në Kongo thonë se situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka arritur nga 30 deri në 50%. Përgjatë kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se i kishte dhënë prioritet përdorimit të tre trajtimeve eksperimentale me antiviralë për variantin e ri të Ebolës, për të cilin deri më tani nuk ka pasur trajtim. Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, udhëtoi këtë të premte drejt Kongos, ku deklaroi se kishte zgjedhur të shihte nga afër situatën dhe jo të qëndronte në zyrën e tij.
Virusi Ebola, i njohur për shkallën e lartë të transmetimit dhe vdekshmërisë, përhapet përmes kontaktit të ngushtë me persona të infektuar ose me lëngje trupore. Mbi 11 mijë persona humbën jetën gjatë epidemisë së Ebolës në vitet 2014-2015, e cila goditi rëndë Afrikën Perëndimore.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Studimet: Ata që zgjohen herët kanë këto cilësi të rralla

Studimi: Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun e kancerit të lëkurës

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

VIDEO/ Momenti i pazakontë kur i vdekuri bie nga arkivoli, ndërsa 4 burra e mbanin! Skena shkakton panik

Ilaçi kundër mushkonjave? Deri tani e kemi ditur gabim

FOTO/ Anija e çuditshme që duket sikur po noton në qiell! A mund ta kuptoni çfarë po ndodh realisht?

Fshati malor sulmohet nga bletët, të gjithë banorët bllokohen në shtëpi

Meteorologët: Telefoni celular mund të shpërthejë kur ka rrufe





