Arrestohet 61-vjeçari, torturoi fqinjët me kitarë për shtatë vjet

Ai ishte bërë tmerri i fqinjëve të tij, duke i torturuar për gati një dekadë me kitarën e tij dhe duke luajtur vazhdimisht muzikë. Tani ai është arrestuar.
Kjo është ajo që ndodhi në Kioto të Japonisë, në një rast ku protagonist ishte 61-vjeçari Kazunori Yokoi. Vetëm policia arriti ta ndalonte atë: ankesat e përsëritura të bëra ndër vite nga banorët, disa prej të cilëve madje pësuan probleme serioze me dëgjimin, nuk patën rezultat.
Rok-n-roll
Kazunori është një emër që në Japoni mund të interpretohet si “standard i harmonisë”. Një harmoni që fqinjëve të tij u ka munguar për më shumë se shtatë vjet.
61-vjeçari është një adhurues i madh i muzikës. Aq shumë sa kishte mbledhur rreth 40 kitara në shtëpinë e tij dhe jetonte në simbiozë me muzikën. Ndoshta tepër shumë.
Sipas hetuesve, në shtëpinë e Yokoit radioja qëndronte ndezur gjithë ditën, ndërsa kitara luhej nga mëngjesi herët deri në orët e vona të pasdites. Kjo shkaktoi probleme serioze me dëgjimin te katër persona që jetonin në apartamentet ngjitur, të moshës 60 deri në 80 vjeç.
“Ishte e tmerrshme, sepse të gjitha llojet e tingujve përziheshin së bashku gjatë gjithë ditës”, tha një banor, i irrituar nga situata, për Kyodo News.
Ankesat
Viktimat thuhet se zhvilluan simptoma të lidhura me mungesën e gjumit dhe madje edhe forma të depresionit. Një prej katër banorëve, një grua e lagjes, thuhet se zhvilloi edhe tinitus, pra perceptimin e një tingulli në formën e fishkëllimës ose gumëzhimës, pa ekzistuar një burim i jashtëm i zërit.
Si u arrit deri në këtë pikë? Pas vitesh e vitesh ankesash të padëgjuara. Ankesat e para u bënë që në vitin 2019. Që atëherë, oficerët e policisë e kishin paralajmëruar vazhdimisht 61-vjeçarin, por ai vazhdoi ta luante muzikën me volum të lartë.
Në fund, fqinjët e fituan betejën, duke u dhënë autoriteteve lokale baza të mjaftueshme për ta arrestuar atë nën akuzën e sulmit.
Matjet regjistruan nivele zhurme midis 80 dhe 90 decibelësh, një intensitet i krahasueshëm me zhurmën e një treni që kalon me shpejtësi pranë nesh.
Policia sekuestroi më shumë se 40 kitara, shumë prej tyre elektrike, nga shtëpia e Yokoit, së bashku me CD player, radio-kaseta dhe amplifikatorë. Tani fqinjët e tij mund t’i rikthehen më në fund jetës së tyre të qetë. /PiranjatNews/
Lexo edhe
LIFESTYLE
3 shenjat e horoskopit që në shtator mund të marrin vendimin që u ndryshon jetën

Historia prekëse/ Nusja shqiptare gjeti fustanin e saj pas apelit në rrjetet sociale: Nuk kam para për ta blerë

Kiara Tito zbulon profesionin që do të kishte nëse nuk do të ishte moderatore

Ylli i “American Pie” fiton mbi 1 milion dollarë në OnlyFans në vetëm nëntë ditë

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë





