Asistentët e fluturimit vlerësojnë pasagjerët gjatë hipjes në bord / Identifikohen ata të aftë për emergjenca

Ekuipazhi i kabinës gjatë procesit të hipjes në aeroplan kryen një vlerësim të shpejtë të pasagjerëve, me qëllim identifikimin e personave që mund të jenë të gatshëm të ndihmojnë në rast emergjence gjatë fluturimit.
Sipas instruktorit të ekuipazhit të kabinës në Wizz Air, Gabriel Randone, përshëndetja e pasagjerëve nuk shërben vetëm si gjest mirësjelljeje, por edhe si pjesë e kontrollit të sigurisë para fluturimit. Gjatë këtij procesi, stafi vëzhgon shenja të mundshme agresiviteti, gjendje të dehur apo probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në sigurinë e fluturimit.
Kontrolle shtesë kryhen edhe për vendet pranë daljeve të emergjencës, ku nuk lejohet ulja e disa kategorive të pasagjerëve, përfshirë të miturit nën 16 vjeç, personat me nevoja të veçanta, gratë shtatzëna dhe udhëtarët me fëmijë të vegjël. Nëse këto vende mbeten bosh, ekuipazhi mund të zgjedhë një vullnetar të quajtur ABP (Able Bodied Person), i cili konsiderohet i aftë fizikisht për të ndihmuar në situata emergjente.
Randone thekson se në rast evakuimi koha është vendimtare, pasi ekuipazhi ka vetëm rreth 90 sekonda për të nxjerrë të gjithë pasagjerët nga kabina. Sipas tij, prioriteti kryesor në çdo situatë emergjente është siguria dhe evakuimi sa më i shpejtë i udhëtarëve.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Horoskopi/ Bëni kujdes në dashuri, pasi kjo e premte do të jetë mjaft e çuditshme

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

VIDEO/ Propozimi i pazakontë në 1,454 metra lartësi çon çiftin në pranga. Mesazhi që lanë mbi ndërtesën më të lartë në SHBA

Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik

“Martohu sërish, por mos më harro”/ Letra prekëse e mësuesit Mark Shllaku për bashkëshorten para pushkatimit nga komunistët

NASA kap momentin e rrallë kur Deti i Zi “shpërthen” në blu-jeshile, ja shpjegimi pas këtij fenomeni

Si t’i ruani siç duhet domatet, ndiqni këto hapa për të ruajtur freskinë

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë





