LIFESTYLE

Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi

Piranjat Përditësimi i fundit 27 March 2026, 08:19

Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e

Diogjeni i Sinopës (rreth 412–323 p.e.s.) mbetet një nga figurat më tronditëse dhe më të papajtueshme me kohën e vet, në historinë e filozofisë dhe kurajoja e mendimit, që është ndeshur kërcënueshëm me të keqen, në përpjekje për ta shpëtuar njeriun nga vargonjtë e robërisë së vesit, egos dhe megallomanisë.

Ai nuk ishte thjesht përfaqësues i Cinizmit. Ai ishte vetë mishërimi i saj. Një njeri që e shndërroi jetën në provë të mendimit dhe mendimin në akt sfidues ndaj çdo norme të rreme.

Në një botë që i lutej pasurisë, famës dhe pushtetit, Diogjeni zgjodhi të jetojë si një kundërthënie e gjallë, i zhveshur nga tepricat, por i pasur në liri.

Për të, virtyti nuk ishte një koncept abstrakt, por një mënyrë jetese radikale. Ai besonte se njeriu duhet të jetojë “sipas natyrës”, duke hedhur tej çdo artificë që shoqëria imponon si vlerë. Kjo e çoi atë në një përplasje të vazhdueshme me konvencionet, të cilat ai i demaskonte me një ironi të pamëshirshme dhe një guxim të rrallë.

Ai nuk predikonte nga një podium, ai predikonte duke jetuar sipas filozofisë dhe mësimeve të tij.

Një nga imazhet më tronditëse që historia ka ruajtur për të është ai i jetesës në një enë të madhe qeramike, shpesh e quajtur “fuçi”. Kjo zgjedhje nuk ishte varfëri e detyruar, por një akt filozofik, një deklaratë se njeriu mund të jetë i lirë vetëm kur nuk ka nevojë për asgjë.

Kur pa një djalë që pinte ujë me duar, ai hodhi kupën e tij, duke pranuar se kishte qenë ende i tepërt në thjeshtësinë e vet. Ky gjest i vogël përmban një të vërtetë të madhe, liria lind nga çlirimi, jo nga zotërimi.

Ironia e tij therëse u përplas edhe me figurat më të fuqishme të kohës.

Takimi me Aleksandri i Madh është bërë emblemë e këtij përplasjeje. Kur pushtuesi i botës i ofroi t’i plotësonte çdo dëshirë si shprehje e vlerësimit, Diogjeni iu përgjigj me një qetësi të pamposhtur, dhe gjest ikonik, “Lëviz pak më tutje, se më ke zënë diellin.” Në këtë fjali të thjeshtë qëndron një filozofi e tërë. Kjo ishte një postulat. Ai që zotëron veten nuk ka nevojë për asgjë nga të tjerët, as edhe nga një perandor.

Edhe kur fati e hodhi në skllavëri, ai nuk e humbi kurrë sovranitetin e tij të brendshëm.

I kapur nga piratët dhe i shitur në treg, ai nuk e përkufizoi veten nga zinxhirët, por nga aftësia për të sunduar vetveten. Kur u pyet se çfarë dinte të bënte, u përgjigj: “Di të sundoj njerëzit.” Dhe kur pa Xeniades, kërkoi të blihej prej tij, jo si shërbëtor, por si mësues. Në këtë përmbysje rolesh, Diogjeni dëshmoi se autoriteti i vërtetë nuk buron nga pushteti formal, por nga epërsia morale.

Në shtëpinë e Xeniadesit, ai nuk jetoi si skllav, por si edukator. Ai u mësoi fëmijëve të tij vetëpërmbajtjen, qëndrueshmërinë dhe artin e të jetuarit me pak, një arsim që nuk synonte të prodhonte njerëz të suksesshëm sipas standardeve të shoqërisë, por njerëz të lirë sipas ligjësive të natyrës.

Trashëgimia e tij tejkalon kufijtë e kohës. Mendimi i tij u bë një burim frymëzimi për filozofët stoikë si Epikteti, Seneka dhe Marcus Aurelius, të cilët e zhvilluan më tej idenë e lirisë së brendshme, të qëndrueshmërisë përballë fatit dhe të zotërimit të vetvetes. Në këtë kuptim, Diogjeni nuk ishte një margjinal i historisë, por një themelues i një etike që i reziston kohës, shkund edhe sot vetëdijen njerëzore.

Ai nuk la pas traktate apo sisteme të ndërlikuara filozofike. Ai la një jetë, dhe kjo jetë ishte argumenti i tij më i fortë, predikimi më i thellë i besimit te vlerat. Në një epokë ku njeriu matet me atë që zotëron, Diogjeni na sfidon ende sot me një pyetje thelbësore, çfarë mbetet nga ne, kur i heqim të gjitha ato që mendojmë se na përkasin?

Ai ishte, në thelb, një provokim i përhershëm ndaj ndërgjegjes njerëzore, një kujtesë se liria nuk jepet, por fitohet duke mos pasur nevojë për të.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?