Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg...
LIFESTYLE

Dr. Shqipe Sheta: Si të kujdesemi për lëkurën pas pushimeve të verës

P
Piranjat26 August 2026, 14:43 · 3 min lexim
Dr. Shqipe Sheta: Si të kujdesemi për lëkurën pas pushimeve

Gjatë verës lëkura i nënshtrohet stresit të madh nga dielli, temperaturat e larta dhe dehidratimi, çka shpesh shkakton tharje, njolla, hiperpigmentim, humbje të elasticitetit dhe përshpejtim të plakjes. Pas përfundimit të sezonit, shumë persona vërejnë se lëkura e tyre duket e lodhur dhe ka nevojë për rikuperim.

Doktoreshë Shqipe Sheta, në një intervistë për Bebja.com, shpjegon se si mund të rikthejmë shëndetin e lëkurës përmes një rutine të përshtatur me hidratim, antioksidantë dhe mbrojtje me SPF gjatë gjithë vitit, si dhe trajtime profesionale si mezoterapia, skinbooster, peeling apo biostimulues.

Ajo tregon edhe kur lëkura konsiderohet e shëndetshme, cilat janë sinjalet që tregojnë nevojën për trajtim dhe kur duhet konsultuar mjeku, duke theksuar rëndësinë e planit të personalizuar sipas nevojave individuale.

1. Cilat janë dëmtimet që mund të marrë lëkura gjatë verës?

Dielli, temperaturat e larta dhe dehidratimi mund të shkaktojnë tharje, njolla, hiperpigmentim, humbje të elasticitetit dhe përshpejtim të plakjes së lëkurës.

2. Pas përfundimit të verës, si mund të kujdesemi për një lëkurë të shëndetshme?

Duhet të rikthejmë një rutinë të përshtatur, me hidratim, antioksidantë dhe SPF gjatë gjithë vitit. Në varësi të nevojave, mund të bëjmë edhe trajtime profesionale si mezoterapia, skinbooster, peeling apo biostimulues.

3. Kur mund të themi që lëkura është e shëndetshme?

Kur është e hidratuar, me barrierë të mirë mbrojtëse, pa irritime apo inflamacion të vazhdueshëm dhe me teksturë relativisht të njëtrajtshme.

4. Si ta kuptojmë që lëkura ka nevojë për trajtim?

Kur shfaqen thatësi, skuqje, akne, njolla, pore të theksuara, teksturë jo të njëtrajtshme ose humbje elasticiteti. Këto janë sinjale që lëkura ka nevojë për një vlerësim.

5. Kur duhet t’i drejtohem mjekut?

Kur problemi është i vazhdueshëm, përkeqësohet ose nuk përmirësohet me kujdesin në shtëpi. Mjeku përcakton shkakun dhe trajtimin më të përshtatshëm, qoftë dermatologjik apo dermoestetik.

6. Mund të na tregoni një përvojë pacienti?

Një paciente erdhi pas verës me lëkurë të dehidratuar, njolla dhe pamje të lodhur. Pas vlerësimit, krijuam një plan të personalizuar me skinbooster, mezoterapi dhe kujdes në shtëpi. Rezultati ishte një lëkurë më e hidratuar, më e njëtrajtshme dhe më e freskët. Për mua, çdo trajtim duhet të personalizohet sipas nevojave të lëkurës./Bebja.com

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.