Revolta vazhdon, iu vihet flaka kartonëve para Ministrisë së Arsimit
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, n...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë paralajmëru...
Barcelona ka regjistruar të ardhura rekord nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Real Madridit, të zhvilluar të dielën. Klubi katala...
Një ngjarje e pazakonshme ka përfshirë aviacionin civil zviceran, ku brenda më pak se 24 orëve, i njëjti aeroplan pasagjerësh është goditur dy herë nga rrufeja në fluturime të ndryshme.
Bëhet fjalë për një avion të kompanisë Helvetic Airways, i cili po kryente fluturime në emër të kompanisë Swiss. Pas situatës së krijuar u shkaktua një tollovi e përkohshme në Aeroportin e Zürichut dhe ekuipazhet u detyruan të ndërpresin fluturimet.
Gjithçka nisi mbrëmjen e së enjtes, kur avioni i tipit Embraer E195AR, me regjistrim HB-JVW, u nis nga Zürichu me destinacion Krakovën e Polonisë, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”. Pak pas ngritjes, avioni u godit nga një rrufe e fuqishme. Pilotët, duke ndjekur rregullat strikte të sigurisë, vendosën menjëherë të ktheheshin në Zürich për t'i nënshtruar avionit një kontroll të imtësishëm teknik. Pasi inxhinierët dhanë dritën e gjelbër, të premten gjatë ditës i njëjti aeroplan fluturoi pa asnjë problem drejt Berlinit dhe Dyseldorfit, duke u kthyer sërish në bazë.
Megjithatë, makthi i vërtetë nisi mbrëmjen e së premtes. I njëjti avion, HB-JVW, u nis në orën 17:36 për një fluturim drejt Kopenhagës. Sipas të dhënave të platformës Flightradar24, vetëm nëntë minuta pas ngritjes, ekuipazhi njoftoi kullën e kontrollit se avioni ishte goditur sërish nga rrufeja. Pa u mbushur as 24 orë nga incidenti i parë, historia u përsërit. Avioni bëri disa xhiro mbi kantonin Thurgau për të humbur lartësi dhe u rikthye në Kloten në orën 18:25. Në bord ndodheshin 82 pasagjerë, të cilët fatmirësisht u risistemuan në fluturime të tjera brenda mbrëmjes.
Sikur të mos mjaftonte kjo, vetëm nëntë minuta pas incidentit të dytë, një tjetër Embraer i kompanisë Helvetic, me regjistrim HB-JVA, i cili po fluturonte drejt Berlinit me 91 pasagjerë, u godit gjithashtu nga rrufeja nga e njëjta stuhi. Edhe ky ekuipazh u detyrua të kthehej menjëherë në Zürich.
Ekspertët e aviacionit theksojnë se goditje të tilla nga rrufeja ndodhin herë pas here për shkak të stuhive të forta, por një shpeshtësi e tillë incidentesh brenda një dite është jashtëzakonisht e rrallë. Stuhia e së premtes mbrëma detyroi edhe disa fluturime të tjera nga Sofia, Amsterdami dhe Kopenhaga të ndërpritnin uljen dhe të qëndronin në pritje mbi Zürich derisa moti u stabilizua.
Për pasagjerët, goditjet e rrufesë në avion nuk përbëjnë rrezik për jetën, sepse rryma elektrike shpërndahet vetëm në pjesën e jashtme prej metali dhe shkarkohet në ajër pa prekur njerëzit brenda. Rreziku i vetëm mbetet dëmtimi i mundshëm i sistemeve elektronike, ndaj çdo avion i goditur duhet të qëndrojë në tokë për inspektime të detajuara përpara se të ngrihet sërish në qiell, thekson “Tages Anzeiger”.
Disa kafshë duket se thyejnë rregullat e biologjisë. Balena kokëbardhë është njëra prej tyre. Këta gjigantë ...
Një burrë 38-vjeçar është vrarë nga një peshkaqen 4 metra i gjatë në Australinë Perëndimore. Të sh...
Pirja e kafesë menjëherë pas mëngjesit është një rutinë që shumë njerëz nuk e shmangin dot, por ekspert&e...
Dashi Sot gjërat përshpejtohen jashtëzakonisht shumë. Katër javët e ardhshme do të jenë të mbushura me biseda t&eu...
Islami ka ekzistuar në Amerikën e Veriut prej qindra vitesh, që kur njerëzit e skllavëruar të sjellë me forcë nga Afrika...
Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe mjekësinë popullore. Sipas eksp...
Të njohur për bishtin e tyre të sheshtë dhe aftësinë për të prerë pemë me dhëmbë, kastorët ko...
Inteligjenca artificiale po ndryshon thellësisht mënyrën se si komunikojmë, marrëdhëniet me publikun dhe komunikimet e korporatave...
Një prej mistereve më të vjetra gjeologjike të Oqeanit Atlantik mund të jetë më në fund i zgjidhur. Shkencëtarë...
Dashi Është një ditë e ngjeshur, kështu që le ta shfrytëzojmë sa më shumë, duke u përqendruar n&eu...