E mbajti sekret për 42 vite? Testi i ADN zbulon veprimin e rëndë të mjekut 91-vjeçar

Një test ADN-je i kryer më shumë se katër dekada pas një procedure inseminimi artificial ka nxjerrë në pah një histori që tashmë ka përfunduar në gjykatë në Shtetet e Bashkuara.
Mary Ellen Lukezick, 71 vjeç, ka ngritur padi ndaj mjekut Frederick Dettmann, 91 vjeç, duke pretenduar se në vitin 1982 ai përdori spermën e tij për ta ngjizur djalin e saj, pa dijeninë apo pëlqimin e saj.
Lukezick kishte besuar për dekada se djali i saj, Joseph Laedtka Heider, ishte ngjizur përmes spermës së një dhuruesi. Sipas saj, në atë kohë i ishte thënë se dhuruesi ishte një student i ri dhe i shëndetshëm i mjekësisë.
Dyshimet nisën të marrin formë në dhjetor 2024, kur Joseph, sot 43 vjeç, kreu një test ADN-je për prejardhjen përmes Ancestry.com. Rezultatet treguan lidhje gjenetike me familjen e doktorit Dettmann.
Sipas padisë, analizat çuan në përfundimin se Dettmann mund të ishte babai biologjik i Josephit. Testi zbuloi gjithashtu nëntë persona të tjerë që rezultonin gjysmë-vëllezër të tij, duke ngritur dyshime se përdorimi i spermës së mjekut mund të ketë ndodhur edhe në raste të tjera.
Padia është depozituar më 6 gusht. Sipas avokatëve të nënë e bir, gjatë përgatitjes së çështjes janë shfaqur edhe gra të tjera që pretendojnë se kanë pasur përvoja shqetësuese me Dettmann, disa prej të cilave datojnë që nga vitet 1970.
Dettmann, tashmë në pension, i mohon akuzat përmes avokatëve të tij.
Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe një incident të vitit 1985, kur mjeku ishte akuzuar për sulm ndaj një gruaje gjatë një ekzaminimi gjinekologjik. Në atë kohë nuk u ngritën akuza, pasi autoritetet e konsideruan të vështirë provimin e pretendimit.
Tashmë, çështja do të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa provat dhe dokumentet e procedurës së inseminimit pritet të ndihmojnë në përcaktimin e asaj që ka ndodhur në vitin 1982 dhe nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një praktikë të përsëritur.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Eklipsi i Diellit do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe në Shqipëri

Fëmija refuzon të vendosë rripin e sigurimit në avion, anulohet fluturimi

VIDEO/ Topi del nga stadiumi dhe shkakton aksident në rrugë, momenti bëhet viral në rrjetet sociale

VIDEO/ Paguan 300 euro në restorant për një karavidhe vetëm për ta hedhur në det dhe ka një arsye për këtë

Gratë e zgjuara i dallojnë që në fillim këto "red flags" te një burrë





