Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
LIFESTYLE

E rrallë/ Fëmija lind pa të pasme! Ja si e kryente jashtëqitjen! Flet nëna e traumatizuar pasi mjekët i thanë se po zhvillohej normalisht

P
Piranjat 1 August 2026, 18:51 · 4 min lexim
E rrallë/ Fëmija lind pa të pasme! Ja si e kryente

Kur Harata Gemmell solli në jetë fëmijën e saj të katërt, ajo u mbush me gëzim. Edhe pse ishte shumë i vogël në trup, mjekët e siguruan se Archie po zhvillohej normalisht dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, vetëm kur po i ndërronte një nga pelenat e para, ajo vuri re se diçka nuk shkonte. "Pasi kam ndërruar mijëra pelena gjatë jetës sime, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë", thotë Harata, 35 vjeçe, nga Macraes, Zelanda e Re.

Ende në spital, Harata njoftoi infermieret, të cilat thirrën një mjek për të ekzaminuar foshnjën. Pas kontrollit, mjeku zbuloi një anomali të rrallë dhe i informoi Haratën dhe partnerin e saj, Cody, se Archie do të kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, vetëm pak orë pas lindjes.

Mjeku u shpjegoi se Archie kishte lindur pa anus. Në vend që jashtëqitja të dilte përmes anusit, ajo dilte përmes penisit.

"Isha e shkatërruar", kujton Harata, e cila nuk mund ta duronte mendimin se foshnja e saj po vuante. Kjo gjendje e detyroi Archie-n, tashmë pesë vjeç, t'i nënshtrohej një beteje të gjatë dhe të vështirë me nëntë operacione dhe shumë dhimbje, ndërsa trajtimi i tij ende nuk ka përfunduar.

Familja po mbledh fonde për të përballuar shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe kujdesit të specializuar mjekësor. Archie lindi në dhjetor të vitit 2020 dhe ishte fëmija i katërt i Harata-s dhe Cody-t, të dy 25 vjeç në atë kohë.

"Mezi prisnim ta prezantonim me tre fëmijët tanë të tjerë, Mariah, 9 vjeçe, Chloe, 5 vjeçe dhe Levi, 3 vjeç, të cilët po qëndronin te miqtë", kujton Harata. "Ndërsa unë po rikuperohesha pas ndërhyrjes cezariane, një pediatër e ekzaminoi Archie-n.

"'Është i përkryer', më tha mjeku, duke e vendosur në krevatin pranë shtratit tim."

Me një peshë prej vetëm 2.7 kilogramësh, Archie nuk kishte shumë oreks. Pas ushqyerjes së parë, ai fjeti gjithë natën pa u zgjuar.

"Mjekët thanë se mungesa e oreksit vinte nga një problem me frenulumin e gjuhës (tongue tie), që e bënte të vështirë ushqyerjen."

Harata thotë se u besoi mjekëve, por të nesërmen në mëngjes u alarmua kur vuri re jashtëqitje në pjesën e përparme të pelenës së Archie-t.

Si nënë e katër fëmijëve, ajo kishte ndërruar mijëra pelena dhe e kuptoi menjëherë se diçka nuk ishte normale.

Ajo që e bëri të dyshonte ishte fakti se jashtëqitja grumbullohej në pjesën e përparme të pelenës dhe jo në pjesën e pasme.

Ky ishte sinjali i parë se jashtëqitja e Archie-t po dilte nga vendi i gabuar, gjë që më vonë u konfirmua edhe nga mjekët.

"Ai kishte një fistulë uretrale, që do të thoshte se në vend që jashtëqitja të kalonte nëpër rrugën natyrale, ajo dilte përmes penisit", shpjegon Harata. Vetëm pak orë më vonë, Archie u transportua me helikopter në Spitalin e Christchurch-it. Harata dhe Cody udhëtuan më shumë se pesë orë me makinë për ta takuar, ndërsa ajo ishte ende në rikuperim pas lindjes me operacion.

Kur mbërritën rreth orës 16:30, Archie ndodhej tashmë në sallën e operacionit, ku kirurgët po i krijonin një kolostomi (stomë).

Pas ndërhyrjes, jashtëqitja nuk do të dilte më përmes traktit normal, por nga një hapje e krijuar në bark (stomë), duke u grumbulluar në një qese të posaçme jashtë trupit. "Fatmirësisht, operacioni tetëorësh rezultoi i suksesshëm", thotë Harata. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.