Ecte në krah të kundërt në rrugë, arrestohet shoferi 90-vjeçar

Një alarm u dha mëngjesin e së hënës, 31 gusht, në autostradën Attiki Odos në Greqi, pasi policia konstatoi një 90-vjeçar duke drejtuar automjetin në korsinë e majtë, në sensin e kundërt të lëvizjes. Ngjarja ndodhi në zonën e Koropit, ku i moshuari po lëvizte me automjetin e tij në korsinë e majtë të rrugës, në drejtim të kundërt, duke vënë në rrezik drejtuesit e tjerë.
Efektivët e Departamentit të Trafikut të Attiki Odos e vunë re menjëherë lëvizjen e rrezikshme dhe e ndoqën automjetin, duke arritur ta ndalonin në hyrje të Attiki Odos nga Markopoulo.
Nga verifikimet e policisë rezultoi se 90-vjeçari nuk kishte me vete lejen e drejtimit, e cila, madje, kishte skaduar që në vitin 2018. Ndaj 90-vjeçarit u ngrit procedim penal për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe shkelje të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, atij iu vendos një gjobë administrative prej 440 eurosh. Materialet e përgatitura nga Departamenti i Trafikut të Attiki Odos iu dorëzuan prokurorit kompetent./PiranjatNews/
Lexo edhe
LIFESTYLE
S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet? Kjo gjendje është më e zakonshme nga sa mendoni

Horoskopi/ Paratë, dashuria dhe puna do ju sjellin në një udhëkryq, këto shenja do duhet të përveshin mëngët për projektet e tyre

Shkretëtira e Egjiptit fsheh një sekret 70 milionë vjeçar

VIDEO/ Rruga spirale që të krijon idenë e ngjitjes në qiell!

VIDEO/ Fatura e barit prej 1,800 dollarë, gruas i rruhet koka në publik

Specia që sundon oqeanin/ Gjuajnë peshkaqenë, delfinë e balena, por pse godasin edhe anijet?

VIDEO/ Kompania ajrore spektakël të rrezikshëm të avionëve mbi stadiumin plot me njerëz





