Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër
LIFESTYLE

Eklipsi i Diellit do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe në Shqipëri

P
Piranjat11 August 2026, 19:35 · 3 min lexim
Eklipsi i Diellit do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe

Eklipsi total i Diellit i 12 gushtit po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që zgjat vetëm pak minuta.

Për shqiptarët, eklipsi nuk do të jetë total, por do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm. Në Tiranë fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfundon rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit.

Ajo që e bën një eklips total kaq të veçantë janë disa fenomene që mund të shihen vetëm përgjatë brezit ku Hëna mbulon plotësisht Diellin.

Një prej tyre është i ashtuquajturi “Efekti i Unazës me Diamant”. Vetëm disa sekonda para ose menjëherë pas eklipsit total, një rreze e vetme drite kalon mes relievit të Hënës, ndërsa atmosfera e jashtme e Diellit krijon një unazë të ndritshme. Pamja të jep përshtypjen e një diamanti të vendosur mbi një unazë dhe konsiderohet një nga momentet më të fotografuara të çdo eklipsi.

Një tjetër fenomen janë “Rruazat e Baily-t”, pika të vogla drite që shfaqen përgjatë skajit të Hënës, pasi rrezet e Diellit kalojnë mes maleve dhe luginave të saj. Edhe ky spektakël zgjat vetëm pak sekonda.

Kulmi i eklipsit total është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk shihet për shkak të shkëlqimit të fortë të tij. Kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna, korona bëhet e dukshme si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës.

Astronomët theksojnë gjithashtu se, duke përdorur syze të certifikuara për vëzhgimin e eklipseve ose teleskopë me filtra të posaçëm, para dhe pas kulmit të fenomenit mund të dallohen edhe njollat diellore. Këto janë zona më të errëta në sipërfaqen e Diellit, të krijuara nga aktiviteti i fortë magnetik dhe nuk lidhen me vetë eklipsin.

Eklipsi total do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Islandës, Grenlandës, Portugalisë, Rusisë, Kanadasë, SHBA-së, si edhe në disa zona të tjera të Evropës, Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Në qytete si Nju Jorku, Berlini, Londra dhe Tirana do të shihet vetëm një eklips i pjesshëm

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.