LIFESTYLE

Emela Brace, artistja shqiptare e galerive të mëdha të botës: Dëshirë e imja të ekspozoj në Prishtinë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 February 2026, 16:23

Ka studiuar drejtësinë dhe Gjuhë e Letërsinë Shqipe, por në galeritë e botës nuk njihet as për njërën e as për tjetrën. Emela Brace po vlerësohet për mënyrën se si përdorë ngjyrat, dhe veprat e saj artistike tashmë janë prezantuar në galeri të ndryshme të Evropës e më gjerë. 

Marsi dhe prilli janë muajt ku punët e Emelës do të prezantohen në Berlin, Paris e Strasburg, e që për KultPlus tregon se veprat e saj janë përzgjedhë nga kuratorë ndërkombëtar.

“Në këto projekte jam përzgjedhur nga kuratorë ndërkombëtarë, çka për mua është një vlerësim profesional dhe një konfirmim i pozicionimit tim në skenën ndërkombëtare. Këto ekspozita janë hapësira dialogu me publikun dhe komunitetin artistik evropian. Pres që këto prezantime të thellojnë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe të krijojnë perspektiva të reja mbi veprën time” ka thënë Emela Brace e cila veçantinë e punës së saj e sheh te ndërthurja e figuracionit bashkëkohor me elemente materialë si: gurë natyralë, minerale dhe tekstura të strukturuara, që e transformojnë pikturën nga imazhi në objekt. 

“Unë nuk e shoh artin si dekor, por si strukturë. Veprat e mia trajtojnë identitetin, autoritetin femëror, memorien dhe fuqinë e brendshme, duke dialoguar me ikonografinë klasike nga një perspektivë bashkëkohore” thotë Brace e cila ka lindë në Tiranë, por që punën prej artisteje, së fundi është duke e zhvilluar në Holandë.

Ndihet e nderuar për vlerësimet ndërkombëtare rreth punës së saj, por, sipas saj nuk përbëjnë fundin e rrugëtimit, sepse, sipas saj, momenti më i rëndësishëm për krijimet e saj është atëherë kur arrijnë të krijojë një lidhje të thellë me publikun.

E kur është fjala te lidhja me publikun, Emela është e njohur edhe për veprën e saj “Mary Magdalene”, vepër që në vitin 2025 është ekspozuar në Dubai, e përgjatë këtij viti është e vendosur për përvetësim muzeal e trashëgimi në Oman, vepër që kap vlerën prej 6 milionë dollarëve. 

Mary Magdalene është një kryevepër skulpturore unike nga Emela Brace Nomolos, e gdhendur me dorë nga jadeite natyrale e rrallë dhe e integruar me një diamant laboratorik 110.3 karatësh si element konceptual thelbësor. E konceptuar ekskluzivisht për përvetësim institucional, kjo vepër e ripozicionon Mary Magdalene si një arketip universal të autoritetit femëror, qëndrueshmërisë shpirtërore dhe ndërgjegjes morale.

Në krijimtarinë e saj veçohet edhe “The Truth of Mona Lisa”, e cila është e punuar me teknikë të përzier mbi kanavacë Topaz Imperial natyral (rreth 2,500 karatë) Kornizë antike evropiane e shekullit XIX (Renaissance Revival). 

Emela Brace, artistja shqiptare e galerive të mëdha të


Kritika veprën “The Truth of Mona Lisa” e ka vlerësuar si një ndërhyrje strukturore bashkëkohore në historinë e artit perëndimor. 

“Në vend që të riprodhojë imazhin e Leonardos, Nomolos e fragmenton atë. Fytyra ikonike ndahet, duke destabilizuar iluzionin e unitetit të imponuar historikisht mbi subjektin femëror. Vepra nuk e riinterpreton Mona Lisën si homazh estetik; ajo e ripozicionon figurën si një enë të koduar kujtesash, autorësie dhe dijeje të shtypur. Piktura funksionon njëkohësisht si imazh dhe objekt, ikonë dhe artefakt, kritikë dhe vazhdimësi. Ajo operon brenda kanonit duke e tronditur autoritetin e tij”, thuhet rreth kësaj vepre.

Duke iu referuar kulturës shqiptare, dhe elementeve të shumta që mund ti prezantohen botës, Emela ka thënë se deri më tash nuk ka realizuar një projekt të dedikuar drejtpërdrejtë elementeve shqiptare, sepse, sipas saj, një temë e tillë kërkon përkushtim të plotë dhe trajtim serioz. 

“Në të ardhmen kam dëshirë të ndërtoj një projekt të posaçëm të dedikuar identitetit shqiptar, figurave autentike dhe trashëgimisë sonë kulturore, me një mesazh bashkimi kulturor dhe reflektimi mbi rrënjët tona të përbashkëta”, ka treguar për planet e së ardhmes, e cila, përpos fokusit të krijimit të veprave mbi identitetin shqiptar, ajo synon edhe bashkëpunimin në hapësirën shqiptare, e që deri më tash nuk ka pas asnjë prezantim as në Shqipëri e as në Kosovë. 

“Është një dëshirë e imja shumë e madhe. Edhe pse vendlindja ime është Tirana, ekspozitën time të parë në hapësirën shqiptare do të doja ta realizoja në Prishtinë. Do të ishte një zgjedhje e vetëdijshme dhe simbolike për mua. Sepse përtej kufijve administrativë, identiteti ynë është i përbashkët. Historia, kultura dhe rrënjët tona janë të ndërthurura në mënyrë të pandashme. Për mua, Shqipëria nuk kuptohet pa Kosovën, ashtu si Kosova nuk kuptohet pa Shqipërinë. Janë dy pjesë të së njëjtës frymë. Një projekt i tillë do të ishte një akt kulturor bashkimi dhe respekti — jo politik, por shpirtëror”, ka thënë për fund ajo, e cila punën e saj e ka prezantuar në shumë shtete të Evropës e ShBA, por jo edhe në galeritë shqiptare./

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?