Emri më i përdorur në Angli për djem gjatë vitit 2025 është mysliman. Ja emri më i famshëm për vajzat

Janë publikuar emrat më të njohur për foshnjat e lindura gjatë vitit 2025 në Angli dhe Uells, me Lily që është ngjitur në vendin e dytë për vajzat.
Emri Olivia ka ruajtur vendin e parë për vajzat për të dhjetin vit radhazi, ndërsa Muhammad ka qenë emri më i përdorur për djemtë për të tretin vit me radhë.
Amelia, që më parë renditej e dyta mes emrave të vajzave, ka rënë në vendin e tretë, ndërsa Noah mban vendin e dytë për djemtë. Në vendin e tretë për djemtë renditet Leo.
Lista, sipas BBC-së, u publikua nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Britanisë (ONS) dhe bazohet në të dhënat e regjistrimeve të lindjeve gjatë vitit të fundit të plotë kalendarik.
Dhjetëshja e parë e emrave për vajza plotësohet nga Isla në vendin e katërt, e ndjekur nga Florence, Freya, Poppy, Elsie, Ivy dhe hyrja e re në listë, Isabella.
Për djemtë, pas Muhammad, Noah dhe Leo, renditen Luca, Arthur, Oliver, George, Oscar, Theodore dhe Freddie. /Piranjat News/
Lexo edhe
LIFESTYLE
Pse dashurohemi me një person të vetëm? Shkenca zbulon misterin e lidhjes romantike...

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Lejlekët në Evropë në rrezik nga konsumi i tepërt i ushqimit

Kafeja gjithnjë e më e hidhur/ Një filxhan vlen...sa ari

Fermeri promovon zonën, 110 metra vargu më i gjatë me qepë të Postribës





