Eurovision 2027 do të “ndezë” brigjet e Detit të Zi, cili është qyteti i Bullgarisë që do të mirëpresë spektaklin muzikor

Eurovision Song Contest 2027 është vendosur të mbahet në Burgas të Bullgarisë, qyteti bregdetar do të mirëpresë edicionin e 71-të ë konkursit më të madh muzikor në Europë.
Kujtojmë se Bullgaria fitoi të drejtën për organizimin e Eurovisionit pasi Dara triumfoi në edicionin e vitit 2026 në Vjenë me këngën “Bangaranga”, duke i dhuruar vendit fitoren e parë në historinë e tij në këtë kompeticion.
Spektakli pritet të zhvillohet në Arena Burgas, një nga vendet më të reja sportive dhe argëtuese të vendit, e hapur në vitin 2023. Përzgjedhja erdhi pas një gare mes katër qyteteve bullgare. Burgasi, Sofja, Varna dhe Plovdivi paraqitën kandidaturat e tyre, ndërsa në fazën finale mbetën Burgasi dhe Sofja. Burgasi fitoi falë një propozimi të fortë që kombinonte kapacitetet teknike të arenës, mundësitë e akomodimit, transportin dhe lidhjet ndërkombëtare.
Në një reagim të bërë, drejtori i Eurovision Song Contest, Martin Green, e cilësoi Burgasin si një qytet me identitet të fortë kulturor dhe muzikor. “Burgasi sjell diçka vërtet të veçantë në Eurovision Song Contest. Është një qytet i gjallë dhe mikpritës në brigjet e Detit të Zi, me ambicien, infrastrukturën dhe pasionin e nevojshëm për të mirëpritur familjen e Eurovisionit”, u shpreh ai.
Eurovision Song Contest 2027 do të zhvillohet nga 11 deri më 15 maj. Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 11 maj, e dyta më 13 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për të shtunën, 15 maj.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Sinoptikani: Të martën priten shtrëngata në të gjithë territorin

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta regjisori Osman Buzo

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Eurovision 2027 zhvendoset në bregdet, ja qyteti bullgar që do të presë festivalin

Për ju që keni ankth këto janë 6 këshilla se si të dilni në takim pa qenë në siklet!





