Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat... Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme
LIFESTYLE

Ndodh edhe kjo/ Flokë njeriu për të luftuar ndotjen

P
Piranjat10 August 2026, 22:53 · 3 min lexim
Ndodh edhe kjo/ Flokë njeriu për të luftuar ndotjen

Një ide e pazakontë, por premtuese për mjedisin po zbatohet në Brazil, ku flokët e njeriut po përdoren për të ndihmuar në frenimin e ndotjes nga nafta në Gjirin e Guanabarës, në Rio de Zhaneiro.

Projekti po zbatohet në Enseada de Bom Jesus, në Ilha do Fundão, një zonë ku mbetjet dhe ndotja përbëjnë prej vitesh problem për ekosistemin dhe komunitetet që varen nga ujërat e gjirit.

Në kuadër të nismës, flokët e njeriut vendosen në formën e rulave të mbështjellë me rrjetë pambuku. Këto pajisje janë bashkangjitur në një barrierë lundruese rreth 300 metra të gjatë, e cila më herët përdorej për të mbledhur mbetje të ngurta. Tash, përmes flokëve, ajo shërben edhe për thithjen e substancave vajore që gjenden në sipërfaqen e ujit.

Arsyeja pse flokët janë përdorur në këtë mënyrë lidhet me aftësinë e tyre për të thithur vaj. Sipas të dhënave të projektit, një gram flokë mund të thithë mesatarisht rreth pesë gramë vaj, duke e bërë këtë material një alternativë me kosto të ulët dhe me më pak mbetje.

Flokët e përdorur nuk janë domosdoshmërisht flokë që përfundojnë direkt nga sallonet e bukurisë. Një pjesë e materialit vjen nga flokë të papërdorur gjatë përgatitjes së parukeve, të cilët përndryshe do të hidheshin. Projekti synon kështu t’i japë një përdorim të ri një materiali që zakonisht përfundon në mbeturina.

Teknologjia është zhvilluar nga projekti Fiotrar, në bashkëpunim me organizatën Orla Sem Lixo Transforma, me mbështetjen e Fondacionit Grupo Boticário. Para aplikimit në terren, sistemi është testuar dhe përshtatur për kushtet specifike të Gjirit të Guanabarës.

Përdorimi i flokëve për thithjen e naftës nuk është një ide e re në kërkimet mjedisore, por projekti në Guanabara përfaqëson një aplikim praktik të kësaj teknologjie në një mjedis natyror në Brazil. Projekti Fiotrar po studion gjithashtu përdorimin e flokëve për filtrimin e ndotësve të tjerë në ujë.

Nisma synon të ndihmojë në mbrojtjen e mangroveve dhe ekosistemit të Gjirit të Guanabarës, duke kombinuar një zgjidhje të thjeshtë me ripërdorimin e një materiali që zakonisht konsiderohet mbetje.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.